Problemet e ereksionit: Shkaqet dhe trajtimet

Problemet e ereksionit: Shkaqet dhe trajtimet

Kur burrat eksitohen, hormonet, muskujt, nervat dhe enët e gjakut punojnë për të krijuar një ereksion. Sinjalet nervore, të dërguara nga truri në penis, stimulojnë muskujt. Kjo, nga ana tjetër, lejon që gjaku të rrjedhë në indet e penisit. Pasi gjaku “mbush” penisin dhe arrihet ereksioni, enët e gjakut të penisit mbyllen në mënyrë që […]

Kur burrat eksitohen, hormonet, muskujt, nervat dhe enët e gjakut punojnë për të krijuar një ereksion. Sinjalet nervore, të dërguara nga truri në penis, stimulojnë muskujt. Kjo, nga ana tjetër, lejon që gjaku të rrjedhë në indet e penisit.

Pasi gjaku “mbush” penisin dhe arrihet ereksioni, enët e gjakut të penisit mbyllen në mënyrë që ereksioni të mbahet. Në një moment në jetën e një burri, ai mund të ketë vështirësi në arritjen ose ruajtjen e një ereksioni.

Njerëzit mund të mos arrijnë gjithmonë me sukses një ereksion. Nëse kjo ndodh herë pas here, nuk konsiderohet problem. Për shumicën e djemve/burrave, këto probleme ndodhin herë pas here dhe nuk janë çështje serioze. Sipas Klinikës Cleveland, nuk ka arsye për shqetësim nëse problemet e ereksionit ndodhin deri në 20% të rasteve. Megjithatë, nëse nuk jeni në gjendje të arrini një ereksion të paktën 50% të rasteve, mund të keni një problem shëndetësor që kërkon kujdes mjekësor.

Shkaqet e zakonshme

Fizike: Shkaqet fizike të problemeve të ereksionit janë më të zakonshme tek burrat e moshuar. Ato ndodhin për shkak të çrregullimeve që mund të prekin nervat dhe enët e gjakut përgjegjëse për shkaktimin e ereksionit. Shkaqet fizike përfshijnë edhe probleme si sëmundjet e zemrës, ngurtësimi i arterieve, presioni i lartë të gjakut, kolesteroli i lartë, diabeti, obeziteti, sëmundja e Parkinsonit, skleroza e shumëfishtë, sëmundje të mëlçisë ose veshkave, varësia nga alkooli etj.

Shkaqe të tjera fizike përfshijnë:

– lodhje
– medikamente të caktuara
– abuzim me substanca
– përdorimi afatgjatë i duhanit
– trauma ose lëndim në palcën kurrizore ose në rajonin gjenital
– probleme të organeve gjenitale
– trajtimet për problemet e prostatës

Psikologjike: Çështjet emocionale mund të shpërqendrojnë një burrë të çdo moshe që të mos eksitohet dhe përfshijnë:
– shqetësim se mos nuk janë në gjendje që të eksitohen
– probleme emocionale
– probleme profesionale ose sociale
– konflikte në marrëdhënie
– depresion

Problemet me ereksionin te të rinjtë

Burrat e moshës 20 deri në 30 vjeç mund të përjetojnë gjithashtu probleme. Hulumtimet thonë se problemet e ereksionit tek të rinjtë kanë të bëjnë më shumë me stilin e tyre të jetesës dhe shëndetin mendor sesa me ndonjë problem fizik. Disa studime sugjerojnë se problemet e ereksionit tek të rinjtë më shpesh shkaktohen nga ankthi ose depresioni.

Trajtimi i problemeve të ereksionit: Pasi të identifikohet një shkak dhe mjeku juaj e di se sa i rëndë është problemi, bëhet e lehtë për t’u trajtuar. Opsionet për trajtimin e problemeve të ereksionit mund të përfshijnë: medikamente, ilaçe te injektuara në uretër, medikamente orale, kirurgji, pajisje vakum etj.

Ndryshimet e stilit të jetesës

Shumë nga shkaqet fizike të problemeve të ereksionit lidhen me zgjedhjet e stilit të jetesës. Përmendim këtu ndryshime pozitive si ndërprerja e konsumit të duhanit, shmangia e alkoolit, dieta e shëndetshme, aktiviteti fizik, komunikimi me partnerin/en për çështjet seksuale.

Komplikime të mundshme:

Komplikimet që vijnë me problemet e ereksionit janë të rëndësishme dhe mund të ndikojnë në cilësinë e jetës. Nëse keni probleme me ereksionin, mund të përjetoni gjithashtu:

– stres dhe ankth
– vetëbesim të ulët
– probleme në marrëdhënie
– pakënaqësi në jetën seksuale

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision