Interneti i bën keq dashurisë? Si të rifitosh dëshirën për të bërë më shumë seks

Interneti i bën keq dashurisë? Si të rifitosh dëshirën për të bërë më shumë seks

Interneti ka eliminuar distancat duke transformuar thellësisht jetën e shumë njerëzve në çdo cep të botës. Gjithsesi, sipas studimeve aktuale rrjetet sociale përkeqësojnë marrëdhëniet dashurore. A është me të vërtetë kështu? Ja si të rikuperosh lumturinë në çift duke përdorur në maksimum teknologjinë pa u bërë skllav të saj. SEKS DHE INTERNET – Nga të dhënat […]

Interneti ka eliminuar distancat duke transformuar thellësisht jetën e shumë njerëzve në çdo cep të botës. Gjithsesi, sipas studimeve aktuale rrjetet sociale përkeqësojnë marrëdhëniet dashurore. A është me të vërtetë kështu? Ja si të rikuperosh lumturinë në çift duke përdorur në maksimum teknologjinë pa u bërë skllav të saj.

SEKS DHE INTERNET – Nga të dhënat e një sondazhi anglez rezulton se për shkak të përdorimit të internetit periodiciteti i raporteve intime mes çifteve të qëndrueshme është ulur me 20 %. Grupi i kërkuesëve, që i përket Universitetit të Cambridge, shpjegon se që prej vitit 2000 e 10 vjet më vonë numri mesatar i takimeve seksuale ka rënë në fakt nga 5 në 4 në javë. Rritja eksponenciale e produkteve teknologjike si tablet e smartphone e vret në fakt intimitetin e çiftit? Sigurisht që përhapja e teknologjisë ka nevojë të frenohet që të mos bëhet pengesë për cilësinë e jetës.

DËSHIRË PËR KONTAKT – Sa herë ndodh që të rrini ulur në divan pa u prekur fare? Duke kaluar ditën jashtë shtëpisë, mbrëmjeve shpesh është ai momenti ku përqëndrimi është tek kuzhina, pastrimi dhe punë të tjera në shtëpi, në këtë mënyrë edhe të parit e një filmi sëbashku ose ndonjë orë në qetësi mund të kthehen në një utopi të vërtetë. Koha ëshë e paktë dhe këtij ankthi i shtohet një vështirësi tjetër : jetojmë në një shoqëri ku të prekesh është gjithmonë e më shumë tabu. Kontakti fizik është reduktuar në maksimum. Përmes lëkurës dhe prekjeve qënia njerëzore interagon në nivel marrëdhëniesh intime e sociale, duke shkëmbyer emocione dhe gjendje shpirtërore me të tjerët.

NDËRPRIT ZAKONET – Gjej kënaqësinë e kontaktit, sepse të prekësh tjetrin në një nivel epidermik ndez ndjesitë, ndihmon të rigjesh erosin, është një shkëndijë jetësore e aftë për të transmetuar energji. Gjeni mënyrën, të paktën një mbrëmje gjatë javës, për t’u ulur afër njëri-tjetrit, të përqafuar duke parë një film ose duke lexuar një libër, përkëdhelje pas përkëdheljesh.

SHKËMBE – Në vend që të përqëndrohesh në aktivitetet e tua, përdor teknologjinë si një dritare falë së cilës mund të shkëmbesh vizionin tënd për botën. Ke dëgjuar një fjalë të re ose një koncept që nuk e njeh? Përdor internetin për ta zbuluar, do të përmirësosh kulturën tënde duke u zbavitur sëbashku me partnerin. Kompjuter, tablet e smartphone munden të të ndihmojnë për interesat e përbashkëta, të organizoni takimin e radhës me miqtë dhe për të ngritur një bosht bisede e gjithashtu për të bërë më të fort intimitetin e çiftit. E rëndësishme është të dish të përdorësh teknologjinë në mënyrë kreative dhe inteligjente.

KUR ËSHTË MOMENTI TË NDALOSH – Të rrish në krah të partnerit dhe të zhytesh tek smartphone… nuk është kjo mënyra për të qenë bashkë! Në ndryshim nga leximi ose loja me letra, interneti ka fuqinë të të thithë vëmendjen në mënyrë të plotë, pa marrë parasyh faktin që kur lundrojmë në internet koha fluturon. Fluturon aq shumë sa, pak minuta mund të bëhen orë. Këshilla? Kur të ktheheni në shtëpi pas një dite të lodhshme pune, krijoni zakonin e mirë që ta lini telefonin celular smartphone mbi mobiljen e korridorit, pranë çelsave të shtëpisë, pa zile, vetëm me dridhje. Ajo që do të fitoni, do të jetë cilësia e jetës, për të gjithë familjen.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar