Aktori goditi kokën, fjeti gjumë dhe vdiq: Gjakderdhja ne tru dhe si ta dalloni nga dhimbja e kokës

Aktori goditi kokën, fjeti gjumë dhe vdiq: Gjakderdhja ne tru dhe si ta dalloni nga dhimbja e kokës

Aktori i ndjerë Bob Saget nuk e parashikoi kurrë që një goditje në kokë mund të ishte arsyeja pse ai nuk u zgjua kurrë nga gjumi, muajin e kaluar. Siç mund ta keni lexuar, ai ndërroi jetë më 9 janar dhe ekspertët bënë me dije se shkak ishte një goditje e kokës. Ndonëse ata nuk janë të […]

Aktori i ndjerë Bob Saget nuk e parashikoi kurrë që një goditje në kokë mund të ishte arsyeja pse ai nuk u zgjua kurrë nga gjumi, muajin e kaluar. Siç mund ta keni lexuar, ai ndërroi jetë më 9 janar dhe ekspertët bënë me dije se shkak ishte një goditje e kokës.

Ndonëse ata nuk janë të sigurt se çfarë ka ndodhur në orët para vdekjes së parakohshme të 65-vjeçarit, kanë arritur në përfundimin se ka goditur kokën dhe ka dëmtuar kafkën. Ai ra të flinte, e zuri gjumi dhe më pas ndërroi jetë.

Raporti thotë se aktori pati gjakderdhje dhe konfuzione në tru dhe se vdekja e tij ishte “rezultat i traumës së trurit”. Në të vërtetë, edhe një dhimbje koke e lehtë pas një përplasjeje ose rënie mund të shkaktojë hematomë (mpiksje e gjakut) potencialisht fatale për trurin.

Është e lehtë të anashkalosh shenjat e mundshme vdekjeprurëse, tha për The Post Dr. Neha Dangayach, një ekspert i neuroemergjencave. “Shpesh, të rriturit që kanë dhimbje koke, mund të mendojnë se është një dhimbje koke e thjeshtë, ose fillojnë të vetëdiagnostikohen.”

Por ky mund të jetë një skenar i rrezikshëm për ata që janë të prirur ndaj dhimbjeve të kokës, pavarësisht nëse janë diagnostikuar me migrenë, dhimbje të tjera koke ose besojnë se është thjesht një hangover.

Hemorragjia e trurit mund të shfaqet në mënyra të ndryshme. Ata që pësojnë trauma të rënda të kokës, të themi në një aksident, do të kenë shenja brenda disa orëve, për shembull dhimbje koke e fortë, paralizë ose koma.

Në rastet e tjera, edhe një traumë në dukje e parëndësishme, një goditje që dikush mund ta harrojë që ka ndodhur, mund të çojë në një lloj hematome kronike që ndërtohet ngadalë me kalimin e kohës, me simptoma shumë më delikate.

Faktorët që rrisin rrezikun përfshijnë probleme shëndetësore të tilla si presioni i lartë i gjakut, ata që marrin hollues gjaku.

Simptomat e gjakderdhjes në tru mund të jenë akute – të përziera, të vjella, kriza. Por shpesh mund të jenë ndryshe: shenja të dobësisë së muskujve, shikim të dëmtuar ose një lloj dhimbje koke “e re” që shfaqet me kalimin e kohës dhe nuk duket se të largohet as me mjekim.

Simptoma të rëndësishme:

– dobësi e papritur, ndjesi shpimi gjilpërash ose paralizë në fytyrë, krah ose këmbë, veçanërisht nëse ndodh vetëm në njërën anë të trupit
– fillim i papritur dhe i fortë i dhimbjes së kokës
– probleme me gëlltitjen
– probleme me shikimin në njërin sy ose në të dy sytë
– humbje e ekuilibrit, koordinimit, marramendje
– probleme me aftësitë gjuhësore (lexim, shkrim, të folur, të kuptuar)
– përgjumje, humbje e vetëdijes
– konfuzion, delir

Faktorë që ulin rrezikun:

– të mos pish duhan
– të trajtosh sëmundjet e zemrës
– të trajtosh presionin e lartë të gjakut
– të mban në kontroll diabetin
– të kesh një stil jetese të shëndetshëm

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision