A duhet të urinoni gjithmonë pas seksit?

A duhet të urinoni gjithmonë pas seksit?

Me siguri e keni dëgjuar një milion herë nga miqtë, motra më e madhe dhe madje edhe mjekët: urinoni gjithmonë pas seksit, ose përndryshe jeni në rrezik për të marrë një infeksion urinar (UTI). Por sipas Dr. Tanaka Dune, urogjinekologe, nuk ka asnjë provë konkrete shkencore se ekziston një lidhje domethënëse midis UTI-ve dhe nëse […]

Me siguri e keni dëgjuar një milion herë nga miqtë, motra më e madhe dhe madje edhe mjekët: urinoni gjithmonë pas seksit, ose përndryshe jeni në rrezik për të marrë një infeksion urinar (UTI).

Por sipas Dr. Tanaka Dune, urogjinekologe, nuk ka asnjë provë konkrete shkencore se ekziston një lidhje domethënëse midis UTI-ve dhe nëse urinoni para ose pas marrëdhënies seksuale. Që do të thotë se ndërsa është krejtësisht në rregull nëse urinoni pas seksit, ka një shans të mirë që ky veprim të mos bëjë shumë, përveçse të lehtësojë fshikëzën tuaj.

Megjithatë, Dr. Dune thotë se ka disa gra që ndiejnë dëshirën për të urinuar pas seksit dhe duhet ta bëjnë këtë, ndërsa ka të tjera që mund të flenë rehat ose të rifillojnë çdo aktivitet pas seksit, pa urinuar. Nëse ndjeni dëshirën për urinim, duhet ta bëni patjetër.

Dr. Dune thotë se u sugjeron pacientëve të bëjnë atë që është më e rehatshme për to. Ajo këshillon gjithsesi që të gjithë të praktikojnë zakone të mira higjienike në përgjithësi pas marrëdhënieve seksuale. Dhe nëse për disa njerëz këtu përfshihet edhe urinimi, kjo është tërësisht e drejtë.

Ndërkohë, gjinekologë të tjerë vazhdojnë të këshillojnë urinimin pas seksit, duke shpjeguar se gjatë aktit seksual, mikrobet mund të vijnë në kontakt me traktin urinar, një vrimë e vogël pak mbi vaginë. Urinimi pas seksit ndihmon në largimin e këtyre mikrobeve. Ata thonë se “nëse nuk urinoni pas seksit, mund të merrni një infeksion të traktit urinar (UTI) – një gjendje lehtësisht e trajtueshme, por e dhimbshme.”

Dr. Tanaka Dune e kundërshton këtë të fundit.

Thënë këtë, ju mund të vazhdoni të urinoni direkt pas seksit, por nuk ka pse të ndiheni në faj edhe nëse ndonjëherë nuk e bëni.

Burimi: Seventeen

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës