4 këshilla për seks të shkëlqyer edhe pas të 50-tave

4 këshilla për seks të shkëlqyer edhe pas të 50-tave

Ndërsa kalojmë nga mosha e mesme në pleqëri, ne priremi të bëjmë seks më rrallë, ose fare. Por kjo nuk ka pse të jetë e vërtetë për ju. Një studim i kryer nga dr. Stacey Lindau, dhe kolegë të saj, i botuar në New England Journal of Medicine, tregon se nga 3005 pjesëmarrës në SHBA […]

Ndërsa kalojmë nga mosha e mesme në pleqëri, ne priremi të bëjmë seks më rrallë, ose fare. Por kjo nuk ka pse të jetë e vërtetë për ju.

Një studim i kryer nga dr. Stacey Lindau, dhe kolegë të saj, i botuar në New England Journal of Medicine, tregon se nga 3005 pjesëmarrës në SHBA (burra dhe gra), 73% ishin ende seksualisht aktivë ndërmjet moshës 57 dhe 64 vjeç, por vetëm 53% ishin ende seksualisht aktivë në mesin e njerëzve të moshës 65 deri në 74 vjeç, dhe 26% në mesin e atyre 75 deri në 85 vjeç. Për Shqipërinë, nuk ka studime/statistika rreth këtij treguesi.

Gratë kishin shumë më pak gjasa se burrat në të gjitha moshat për të raportuar se ishin seksualisht aktive, por pak flisnin për këtë me terapistin ose mjekun e tyre.

Megjithatë, intimiteti seksual me një partner mund të jetë i rëndësishëm për një marrëdhënie të kënaqshme emocionale dhe një marrëdhënie emocionale e kënaqshme mund të jetë e rëndësishme për lumturinë, si dhe për shëndetin e mirë. Pra, si mund të vazhdojmë të kemi një intimitet seksual të kënaqshëm me partnerin tonë ndërsa vitet kalojnë?

Provoni këto katër këshilla për seks të mrekullueshëm pas të 50-tave:

1: Njihni fiziologjinë femërore të plakjes dhe veproni sa më shpejt që të mundeni.

Kur gratë kalojnë në menopauzë, trupi i tyre fillon të sekretojë më pak estrogjen.

Me kalimin e viteve, thatësia vaginale do të priret të rritet ngadalë, vit pas viti. Mund të fillojë kruarja, si dhe ulja e elasticitetit të indeve. Dhe pastaj marrëdhënia seksuale përfundimisht mund të bëhet e dhimbshme.

Gratë zakonisht nuk do të konsultohen me mjekun e tyre dhe thjesht do të ndalojnë fare seksin, gjë që mund ta bëjë partnerin e tyre të pakënaqur dhe të frustruar seksualisht, duke e tensionuar marrëdhënien.

2: Përdorni orët biologjike të meshkujve. Për shkak se meshkujt kanë kulmin e sekretimit të tyre biologjik të testosteronit në orët e para të ditës, seksi në mëngjes pas një gjumë të mirë dhe një mëngjes i lehtë janë alternativa më e mirë për marrëdhënie të suksesshme te njerëzit pak më të mëdhenj në moshë.

3: Sëmundjet dhe medikamentet. Dijeni se disa ilaçe kundër depresionit do të ulin libidon. Disa ilaçe të zemrës dhe presionit të gjakut do të ndikojnë në fuqinë e meshkujve. Flisni me mjekun tuaj nëse vuani nga depresioni, sëmundjet e zemrës ose presioni i lartë i gjakut dhe përpiquni të qëndroni larg medikamenteve që ndikojnë në libidon.

Pyesni mjekun tuaj për medikamente që do të jenë po aq efektive për gjendjen tuaj pa ndikuar në jetën seksuale.

Dijeni gjithashtu se diabeti, sëmundjet e zemrës, nivelet e ulëta të testosteronit dhe nivelet e ulëta të hormoneve tiroide mund të ndikojnë në jetën tuaj seksuale. Sigurohuni që të keni bërë analiza gjaku për të zbuluar anomalitë që mund të korrigjohen lehtësisht me dietë dhe/ose medikamente të përshtatshme.

4: Përdorni imagjinatën. Që seksi të jetë edhe më i këndshëm, mjekja Mary Jane Minkin, rekomandon përdorimin e imagjinatës dhe fantazinë gjatë seksit.

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës