Si ndikojnë reçipetat dhe deodoranti, 2 mite për kancerin e gjirit që nuk duhet t’i besoni më

Si ndikojnë reçipetat dhe deodoranti, 2 mite për kancerin e gjirit që nuk duhet t’i besoni më

Siç ju të gjithë duhet ta dini, tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Zbulimet moderne dhe besimet e vjetra, pa prova, gjithnjë e më shumë shtojnë rastet e kancerit të gjirit te gratë. Por mes gjithë këtyre teorive që përballen me njëra-tjetrën, ne të gjithë besojmë nga pak mitet – sikur e […]

Siç ju të gjithë duhet ta dini, tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Zbulimet moderne dhe besimet e vjetra, pa prova, gjithnjë e më shumë shtojnë rastet e kancerit të gjirit te gratë. Por mes gjithë këtyre teorive që përballen me njëra-tjetrën, ne të gjithë besojmë nga pak mitet – sikur e kemi gjithmonë e më vështirë ta largojmë mendjen prej tyre për t’u përqëndruar te mjekësia.

Mendoni për tetë gratë më të shtrenjta të jetës suaj – nëna, motra, vajza, shoqet më të mira, hallat, tezet. Duke folur me statistika, njëra prej tyre do të diagnostikohet ose tashmë është diagnostikuar me kancerin e gjirit. Është e frikshme kur e mendon kështu apo jo?

Kanceri i gjirit është një nga tre llojet më të zakonshëm të kancerit që shfaqet te gratë, dhe çdo vit 2 milionë gra në botë në botë diagnostikohen me këtë sëmundje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2020 ka pasur 684,996 vdekje nga kanceri i gjirit në nivel global. (OBSH, 2021).

Në vitin 2022, mendohet se 43,250 gra dhe 530 burra do të vdesin nga kanceri i gjirit. (ACS, 2022).

Statistikat janë të zymta; megjithatë, zbulimi i hershëm mund të nënkuptojë ndryshimin midis jetës ose vdekjes.

Ekzistojnë gjithashtu edhe shumë keqinformime që kanë të bëjnë me kancerin e gjirit dhe faktorët e rrezikut, prandaj sigurohuni që t’i dini të paktën këto dy të vërteta.

Mit: Veshja e reçipetave mund të shkaktojë kancer të gjirit

Fakt: Veshja e reçipetave të ngushta me tel apo edhe e çdo lloji tjetër reçipetash nuk shkakton kancer. Edhe pse disa pretendojnë se veshja e rrobave të ngushta ndikon negativisht në procesin e kullimit të limfës në indet e gjirit, nuk ka asnjë bazë biologjike që i lidh të dyja këto dhe as ndonjë provë shkencore që e vërteton. Ju mund të vini re shenja të kuqe në lëkurë nga shtrëngimi i reçipetave të ngushta, por ajo duhet të zhduket pas disa minutash. Pra, mbajini reçipetat veshur, ose jo, nëse nuk ju pëlqen.

Mit: Përdorimi i deodorantit mund të shkaktojë kancer të gjirit

Fakt: Ka pasur shumë ide të fiksuara rreth aluminit që ka në përbërje deodoranti vitet e fundit, gjë që buronte nga pretendimet se kimikatet në deodorantët dhe antidjersët depërtonin në lëkurë dhe parandalonin tërësisht që toksinat të dilnin nga trupi. Sidoqoftë, eksperimentet kanë treguar që kimikate të tilla formojnë vetëm “priza” të përkohshme brenda kanalit të djersës që ndalojnë ose ngadalësojnë rrjedhën e djersës, por më vonë derdhen me derdhjen natyrore të qelizave të lëkurës. As shoqëritë amerikane ose kanadeze të kancerit, as studimi i kancerit në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndonjë organ tjetër i besueshëm shëndetësor nuk ka gjetur ndonjë provë të saktë që lidh deodorantët me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit. E vetmja gjë paralajmëruese për aluminin në deodorante është se mund të shkaktojë acarim tek njerëzit me lëkurë të ndjeshme.

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës