Në lidhjet e gjata të dashurisë, partnerët i urrejnë këto gabime

Në lidhjet e gjata të dashurisë, partnerët i urrejnë këto gabime

Në ditët e sotme, të mbash një marrëdhënie të qetë dhe të jesh gjithmonë në harmoni nuk është aspak e thjeshtë. Mund të të ndodhë shpesh që fare pa dashje të “biesh” në grackën e disa veprimeve që atij jo vetëm nuk do t’i pëlqejnë, por do t’i duken mbytëse hera-herës. Vë në dukje mangësitë […]

Në ditët e sotme, të mbash një marrëdhënie të qetë dhe të jesh gjithmonë në harmoni nuk është aspak e thjeshtë. Mund të të ndodhë shpesh që fare pa dashje të “biesh” në grackën e disa veprimeve që atij jo vetëm nuk do t’i pëlqejnë, por do t’i duken mbytëse hera-herës.

Vë në dukje mangësitë e tua

Pse e bën këtë? Shpesh femrat mendojnë se duke i treguar edhe të metat, do ta kenë më të thjeshtë marrëdhënien, por nuk është kështu. Një grup ekspertësh në Britani, që merren me marrëdhënien në çift, vënë në dukje se të metat krijojnë një çekuilibrim në marrëdhënien në çift. Meshkujt mërziten duke ia përmendur gjithmonë mangësitë e tua. Edhe në periudhat kritike, ekziston mundësia e një ndarjeje mes jush. Sado të mundohesh që partneri të të pranojë si anëtarët e familjes, nuk do ta arrish, kështu që mjaft fole për mangësitë e tua. Edhe nëse ke probleme me dhëmbët.

I bën dhurata të ngjashme me të ëmën

Është shumë e gabuar! Duke dashur të tregohesh e dashur dhe t’i pëlqesh, fare pa dashje pozicionon veten në rolin e nënës, me të cilin ai nuk bën asnjë lloj kompromisi. Nëse mendon se një dhuratë si e së ëmës është shenjë e afërsisë dhe kushtimit të vëmendjes, do ta përjashtosh veten nga roli i së dashurës. Kështu që është mirë që në kohë dhuratash të përqëndrohesh vetëm në ato që tregojnë dashuri.

Nuk mendon çfarë do veshësh para se të flesh

Nëse ju jeni një çift që dashuroheni, mendon se kjo nuk ka fare rëndësi. Pasioni kërkon edhe fantazi për t’u gjetur herë pas here. Dhoma e gjumit nuk është gjithmonë ajo tek e cila mund të shkosh vetëm me pizhame transparente, sepse në këtë mënyrë i zbehet magjia. Konsideroje atë një vend, tek i cili pasioni duhet zgjuar, sepse partneri do të të dashurojë edhe më shumë nëse e tërheq seksualisht, kështu që vëre mendjen në punë dhe befasoje.

Jetën seksuale e bën rutinë

Në një kohë kur e ke mësuar se çfarë kërkon ai në shtrat, bie rehat. Nuk eksperimenton më asgjë, por u qëndron besnike lëvizjeve që kanë pasur sukses. Asnjëherë mos mendo se dashuria ka arritur kulmin dhe as mos u bëj peng i dhomës së gjumit vetëm në orët e mbrëmjes. Mos lejo që të vijë dita të të thotë ai që gjërat duhet të ndryshojnë. Sipas studimeve, meshkujt që tradhtojnë më shumë janë ata që janë mërzitur nga rutina e jetës seksuale. Ndaj, kujdes! Merr një lap e një letër dhe shëno disa gjëra të çmendura, me të cilat do t’i tërheqësh vëmendjen.

Bashkë ditë e natë

Të ngjitesh pas partnerit është një nga veset më të këqija dhe gjëja që askush nuk e duron dot. Jo sepse nuk të do, por sepse secili do të bëjë edhe jetën e tij. Është shumë mirë që fundjavat mos t’i kaloni gjithmonë bashkë, por të gjeni variante të tjera. Të qenit larg, me raste dhe me kohë të shkurtër, është një mënyrë shumë e mirë për të provuar dashurinë.

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës