Çfarë të bën të lumtur, sipas shenjës së horoskopit

Çfarë të bën të lumtur, sipas shenjës së horoskopit

Dashi: Nuk ka asgjë që mund ta gëzojë një Dash më shumë se sfidat e përditshme. Janë të parët që hidhen, që nisin një lojë të rrezikshme. E adhurojnë adrenalinën dhe risinë. Demi: Demi e ka të nevojshme paqen, e dashuron ndjesinë e qetësisë, kohën për të menduar dhe analizuar. Prandaj duan të kenë gjithmonë një […]

Dashi: Nuk ka asgjë që mund ta gëzojë një Dash më shumë se sfidat e përditshme. Janë të parët që hidhen, që nisin një lojë të rrezikshme. E adhurojnë adrenalinën dhe risinë.

Demi: Demi e ka të nevojshme paqen, e dashuron ndjesinë e qetësisë, kohën për të menduar dhe analizuar. Prandaj duan të kenë gjithmonë një axhendë të qëndrueshme, ku të përfshihet patjetër edhe koha e relaksit.

Binjakët: Nëse nuk flasin, Binjakët duan patjetër të lexojnë, shkruajnë mesazhe apo edhe artikuj në blogje. Nuk ka gjë që Binjakët ta shijojnë më shumë se vënia e imagjinatës në lëvizje, kurioziteti dhe ideja se mund të thonë diçka interesante në bisedë.

Gaforrja: Gaforret nuk duan asgjë më shumë në botë se ndjesia se dikush i çmon, i do, kujdeset. Vetë Gaforres i pëlqen t’i ndihmojë të tjerët e të kujdeset për ta, por e kërkon këtë edhe te të tjerët. Gaforrja është shenjë tejet familjare; lumturia e Gaforreve varet nga siguria që i krijohet.

Luani: Nëse komplimentoni një Luan, e keni bërë të lumtur. Luanët e adhurojnë ndjesinë e të qenit “ylli” i situatës, edhe kur janë në prapaskenë. Janë të vetëdijshëm, por e kanë shumë të rëndësishme që edhe të tjerët ta dinë e t’ua thonë sa të mirë janë. Nëse i përkëdhelni në këtë aspekt, do të jenë shumë besnikë e mbrojtës ndaj jush.

Virgjëresha: Virgjëresha ka instiktin e të ndihmuarit të të tjerëve, nuk i thotë kurrë “jo” dikujt që ka nevojë të ndihmohet. Por që të vijojë ta bëjë këtë, duhet t’i vini në dukje inteligjencën, pasi kjo e motivon shumë. Po ashtu, për Virgjëreshat, është shumë e rëndësishme mirënjohja, t’u thoni që janë miq të mirë.

Peshorja: Si një shenjë në kërkim të ekuilibrit, Peshorja nuk e pëlqen sfidën, luftën, kërkon harmoni mes të gjithëve. Nuk është shënjë altruiste, përkundrazi, thellësisht egoiste; nuk mund të ndihet mirë në një ambient jo të qetë.

Akrepi: Shenja më misterioze e horoskopit ndihet mirë dhe e mbrojtur sa më pak gjëra të dihen mbi të. Akrepi mund të ketë frikë nga informacionet që dalin për të, pasi ndihet i ekspozuar ndaj të tjerëve, madje nuk i pëlqen aspak ta kenë në dorë. Nga ana tjetër, për të barazpeshuar jetën e izoluar, do të ketë dikë që t’i besojë e të mund t’ia thotë të gjitha.

Shigjetari: Njihet si shenja më aventuriere. Një Shigjetar do ta gjejë patjetër mënyrën për të eksploruar diçka të re. Edhe nëse nuk udhëton dot, që është pasioni i madh i një Shigjetari, do të kërkojë të rrethohet nga njerëz të rinj interesantë, që të qeshin me shakatë e tij.

Bricjapi: Nëse nuk ia bëni me dije se e respektoni nj? Bricjap, i hiqni një prej gjërave më të rëndësishme të jetës: statusin. Bricjapi jeton për statusin dhe bën gjithçka që të arrijë aty ku do, ndaj ta respektoni, është më e pakta që mund të bëni.

Ujori: Një Ujor kërkon të jetë ndryshe, unik. Për të është e rëndësishme që të tjerët ta dinë këtë. Ata jetojnë me standardet e veta, pa u ndier të detyruar të jenë pjesë e rrymës. Nga ana tjetër, adhurojnë të bëjnë biseda të thella, mbi aspekte të pamenduara, nga të cilat mund të zbulojnë gjëra të reja dhe mbi të gjitha, të ndihen interesantë.

Peshqit: Kjo shenjë kaq e ndjeshme dhe kaq ëndërrimtare nuk mund ta zhvillojë imagjinatën në mes të zhurmës. Të qenit vetëm është diçka e domosdoshme për ta, sepse duan të mendojnë. Po kështu, vlerësojnë praninë e atyre që i kuptojnë thellë, pa qenë e nevojshme të flasin.

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës