0 alkool për një muaj rresht: Si do të ndryshojë trupi juaj

0 alkool për një muaj rresht: Si do të ndryshojë trupi juaj

Me siguri keni dëgjuar për “tetorin esëll” apo “janarin e thatë”- periudha ku njerëzit vullnetarisht ndalojnë së piri alkool për t’i dhënë trupit një pushim dhe kohë për t’u riformatuar. Tani ajo çfarë ju duhet të dini është se ç’do të ndodhë me shëndetin tuaj fizik dhe atë mendor nëse për të paktën 1 muaj rresht nuk […]

Me siguri keni dëgjuar për “tetorin esëll” apo “janarin e thatë”- periudha ku njerëzit vullnetarisht ndalojnë së piri alkool për t’i dhënë trupit një pushim dhe kohë për t’u riformatuar. Tani ajo çfarë ju duhet të dini është se ç’do të ndodhë me shëndetin tuaj fizik dhe atë mendor nëse për të paktën 1 muaj rresht nuk konsumoni fare alkool.

1. Lëkurën do ta keni shumë më mirë

Ndoshta një nga ndryshimet e menjëhershme që do të vini re nëse s’pini alkool është lëkura e pastër. Alkooli shkakton dehidratim në trup, e bën lëkurën të duket më e thatë, më e plakur dhe më e lodhur. Mund të shkaktojë gjithashtu dhe akne. Duke mos konsumuar do të rigjenerohet duke rifituar sërish elasticitetin e saj. Nuk do të keni më as rrathë të zinj poshtë syve.

2. Cilësia e gjumit do të jetë wow
Për 1 muaj rresht do të bëni gjumin e jetës suaj. Do të plotësoni defiçitet e orëve të gjumit që s’i keni bërë dhe gjasat që të vuani nga pagjumësia do të reduktohen.

3. Kujtesa do të përmirësohet gjithashtu
Kur të vendosni të lini alkoolin do të shihni edhe ndryshime neurologjike dhe mendore në një kohë shumë të shkurtër. Do të kuptoni se po arsyetoni më mirë, jeni më të koordinuar, ekulibruar dhe rrjedhimisht keni kujtesë më të mirë. Problemet e jetës s’do t’ju duken më aq të pazgjidhshme.

4. Reduktohet risku ndaj kancerit
Alkooli dhe abuzimi me pijen rrit rrezikun e kancerit, prandaj përpiquni të mos e kaloni masën.

5. Funksioni i gjithë organeve do të përmirësohet
Mëlçia do të jetojë sërish e qetë, veshkat dhe madje pankreasi. Sistemi nervor, kardiovaskular dhe ai gastrointestinal do të përmirësohen dhe rigjenerohen nëse bëni një pushim të gjatë nga alkooli.

6. Edhe shëndeti juaj mendor do të përmirësohet
Alkooli ndikon në ndjesitë e ankthit, depresionit, paranojave apo çrregullimeve të tjera mendore. Studimet kanë treguar se ankthi mund të shtohet pas pirjes së alkoolit pasi lë tek personi ndjesi faji, mendime negative dhe boshllëk. Kur ai s’është më pjesë e rutinës suaj, mendja funksionon ndryshe dhe ju do të ndiheni më të kthjellët dhe më afër realitetit.

Burimi: Huffington Post

Të ngjashme
A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës

Shtëpia ju është mbushur papritur me miza? Kontrollojeni menjëherë këtë pjesë të kuzhinës