Zakonet që duhen ndryshuar pas moshës 40-vjeçare

Zakonet që duhen ndryshuar pas moshës 40-vjeçare

Nëse jeni rreth 40 vjeç, jeta juaj është ndoshta shumë e zënë. Jeni në kulmin e karrierës. Mund të keni fëmijë, të cilët zënë një pjesë të madhe të kohës tuaj. E ndoshta për arsyet e më sipërme nuk po stërviteni aq sa do të dëshironit. Dhe gjithashtu ju jeni ende të rrënjosur tek ato […]

Nëse jeni rreth 40 vjeç, jeta juaj është ndoshta shumë e zënë. Jeni në kulmin e karrierës. Mund të keni fëmijë, të cilët zënë një pjesë të madhe të kohës tuaj. E ndoshta për arsyet e më sipërme nuk po stërviteni aq sa do të dëshironit. Dhe gjithashtu ju jeni ende të rrënjosur tek ato zakone të mënyrës së të ushqyerit që keni krijuar në fund të të 20-ave dhe të 30-ave.

Ndërsa plakemi, shumë prej nesh lëvizin më pak, humbin masën muskulore dhe shpesh konsumojnë po aq, nëse jo më shumë sesa kur ishim më të rinj. Prandaj mund të jetë momenti të rimendoni dhe të ndryshoni këto zakone për një trup më të shëndetshëm. Dhe të 40-at janë koha e përsosur për të vlerësuar stilin e jetës dhe shëndetin tuaj. Ju njohim më poshtë me disa prej zakoneve që ka ardhur koha t’i ndryshoni.

Shmangni zakonin e të ngrënit natën vonë

Përpiquni të merrni pjesën më të madhe të kalorive tuaja gjatë ditës, kur trupi juaj mund t’i djegë më mirë ato. Hulumtimet tregojnë se ngrënia natën vonë nuk është diçka e shëndetshme.

Reduktoni konsumin e alkoolit

Në këtë moshë trupat e përpunojnë alkoolin në mënyrë më pak efikase dhe konsumimi i rregullt i pijeve do të rrisë rezervat e yndyrës dhe mund të shkaktojë probleme në mëlçi.

Shmangni dietat e rrepta

Shtimi në peshë në të 40-at shpesh pasohet nga përpjekje të shumta për ta humbur atë. Dhe sipas studimeve, dietat drastike mund të çojnë në ngrënie të tepruar dhe shtim të peshës në të ardhmen.

Shmangni të ngrënit e rastësishëm

Ushqimi i nxitur nga momenti shkakton luhatje të padëshiruara të sheqerit në gjak, luhat hormonet dhe prish gjumin.

Shmangni ushqimet shumë të përpunuara dhe rafinuara

Ushqimet shumë të përpunuara dhe të rafinuara janë zakonisht të dendura me kalori me densitet relativisht të ulët të lëndëve ushqyese. Ato përmbajnë një mori përbërësish që mund të jenë të huaj për trupin, të dëmshëm për peshën por edhe për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Shmangni zakonin e të ngrënit gjatë gjithë ditës

Mbajtja e një ditari ushqimor jo vetëm që ruan atë që konsumoni, por edhe orën kur. Nëse gjurmoni gjithçka që hani, mund të zbuloni se jeni duke ngrënë gjatë gjithë ditës. Studimet kanë treguar se për të ruajtur peshën dhe për të shmangur luhatjet e sheqerit në gjak, agjërimi me ndërprerje dhe strategji të tjera që përfshijnë kufizimin e kohës së ngrënies mund të kontrbuojnë në një peshë të shëndetshme trupore.

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision