Tani që festat mbaruan: Si t’i hiqni kilet e fituara?

Tani që festat mbaruan: Si t’i hiqni kilet e fituara?

Hiqni qafe çfarë mbeti nga tryeza e Vitit të Ri! Më mirë të mos i hash më. Edhe njeriu me më shumë vullnet do të mposhtej nga tundimi për t’i ngrënë. Kështu që zgjidhja më e mirë është të mos i kesh aty kur hap frigoriferin. Ha mirë Pasi ke ngrënë pa u frenuar gjatë […]

Hiqni qafe çfarë mbeti nga tryeza e Vitit të Ri!

Më mirë të mos i hash më. Edhe njeriu me më shumë vullnet do të mposhtej nga tundimi për t’i ngrënë. Kështu që zgjidhja më e mirë është të mos i kesh aty kur hap frigoriferin.

Ha mirë

Pasi ke ngrënë pa u frenuar gjatë muajit të fundit, me siguri të shkon mendja t’i heqësh fare ca vakte. Por kjo sipas ekspertëve, vetëm sa do të të shtojë urinë, çka e bën shumë më të vështirë mbajtjen e regjimit.

Kështu që mos e frustro veten, por ulu dhe ha një mëngjes prej vezësh, djathi dhe kosi, sepse të heqin oreksin e pakontrollueshëm gjatë ditës.

Mos e mbaj mendjen tek të ngrënat e kaluara

Shumë njerëz të ngrënët e tepërt i bën të ndihen në faj. Por e vërteta është se asgjë nuk të shijon më shumë se ushqimi gjatë pushimit me familjen, kështu që harro çfarë ke ngrënë dhe vetëm nisja nga e para.

Vër trupin në lëvizje!

I vetmi ushtrim që ke bërë gjatë pushimeve ishte ulja dhe ngritja e pirunit. Por kohërat e rehatisë ikën dhe tani duhet të rikuperosh: nise me ushtrime të lehta dhe dita-ditës shpeshtoji. Tregohu më i shkathët, përpara se dhjami të shtrohet mirë e mirë në barkun tënd.

Mbaji larg ushqimet e bardha!

Hiqe bukën e bardhë, ushqimet e paketuara apo sanduiçet. Ke ngrënë ca si shumë ëmbëlsira dhe ushqime me ekstra kripë gjatë muajit të fundit dhe me siguri, trupi ka grumbulluar plot ujë rezervë, sepse kështu bën kur befas merr sasi shumë të lartë sheqeri dhe kripe. Kështu, për të humbur peshën e ujit, duhet të evitosh ushqimet e bardha, me shumë kripë, dhe do ta ndjesh diferencën brenda 48 orëve.

Perime dhe s’të shkon mendja të hash tërë ditën

Perimet janë reduktuese natyrale të urisë. E kundërta ndodh me bukën, që e shton urinë, prandaj edhe restorantet e kanë me kaq shumë qejf të ta mbushin tryezën me bukë. Por ti s’duhet të biesh pre e tyre.

Shishen me vete!

E dini që shumicën e herëve kur mendojmë se na hahet jemi në fakt, të etur për ujë? Përveçse të mbush barkun dhe të pret oreksin për ca kohë, uji është shkarkues i toksinave që pas pushimeve, i kemi me shumicë. Pi ujë dhe do falenderosh veten për gjithë vitin.

Burimi: Glamour

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision