Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës: Arben Gashi tregon se qysh do të veprojë LDK-ja

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës: Arben Gashi tregon se qysh do të veprojë LDK-ja

Propozimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për rritje të tarifave të rrymës elektrike, ka ngjallur reagime të shumta nga pjesëtarët e popullit teksa janë paralajmëruar edhe protesta. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se po e shqyrton mundësinë e organizimit të protestave për të kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të energjisë elektrike. […]

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se po e shqyrton mundësinë e organizimit të protestave për të kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të energjisë elektrike.

“Kryesia e AAK-së ka vlerësuar se rritja e çmimeve në këtë kohë është e patolerueshme. Përderisa veriu i vendit nuk paguan fare për energjinë, është e padrejtë rritja enorme e çmimeve për pjesën tjetër të qytetarëve, ku goditën amvisëritë dhe bizneset.”, kanë thënë nga kjo parti.

Periskopi ka kontaktuar edhe me partinë tjetër opozitare Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për t’i pyetur nëse do të marrin pjesë në protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi, për Periskopin ka thënë se vendimi do të merret në Kryesi të partisë.

“Është vendim që merret në Kryesi të partisë”, ka thënë Gashi.

Po ashtu, Periskopi ka provuar të marrë edhe një qëndrim të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), mirëpo deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje nga kjo parti.

E tarifat e reja të propozuar nga ZRRE-ja janë kundërshtuar edhe nga parti të tjera e sindikata.

Nuk dihet nëse ky propozim do të kalojë, por lutemi që të mos ndodhë dhe të rikthehet në skenë Albin Kurti i vitit 2019./Periskopi/

Kurti gjatë fushatës: Synojmë uljen e energjisë elektrike sepse tepër shtrenjtë, kur rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi

Të ngjashme
Sulmohet me thikë një shtetas i huaj në Prishtinë, përfundon në QKUK

Sulmohet me thikë një shtetas i huaj në Prishtinë, përfundon në QKUK

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të detyrës

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të detyrës

Vazhdon rritja e naftës në Kosovë, kaq është çmimi sot

Vazhdon rritja e naftës në Kosovë, kaq është çmimi sot

Një grua humb jetën, disa të lënduar: Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Mitrovicë -Prishtinë

Një grua humb jetën, disa të lënduar: Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Mitrovicë -Prishtinë

Raportohet për një aksident të rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Raportohet për një aksident të rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Ramos ‘thumbon’ Messin, rikrijon fotografinë me Kupën e Botës në shtrat

Ramos ‘thumbon’ Messin, rikrijon fotografinë me Kupën e Botës në shtrat

IKD nis sot mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal

IKD nis sot mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal

ShBA nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite

ShBA nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës në mëngjesin e sotëm

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës në mëngjesin e sotëm

Testi i drogës, deputetja Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Testi i drogës, deputetja Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Vazhdon gjykimi për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, gjashtë të akuzuarit para drejtësisë

Vazhdon gjykimi për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, gjashtë të akuzuarit para drejtësisë

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër