Një test i thjeshtë që mat moshën e retinës së syve, zbulon se sa gjatë do të jetoni

Një test i thjeshtë që mat moshën e retinës së syve, zbulon se sa gjatë do të jetoni

Një test i thjeshtë i syve, mund t’i japë mjekëve të dhëna, se edhe sa kohë i ka mbetur njënjeriu për të jetuar. Një ekip studiuesish ndërkombëtarë, ka zbuluar një lidhje midis moshës biologjike të retinës së syrit të një personi dhe rrezikut të vdekjes. Membrana në pjesën e pasme të syrit përmban qeliza të ndjeshme ndaj dritës, të cilat fillojnë që të përkeqësohen gjatë moshës së mesme. Një studim me thuajse […]

Një test i thjeshtë i syve, mund t’i japë mjekëve të dhëna, se edhe sa kohë i ka mbetur njënjeriu për të jetuar. Një ekip studiuesish ndërkombëtarë, ka zbuluar një lidhje midis moshës biologjike të retinës së syrit të një personi dhe rrezikut të vdekjes.

Membrana në pjesën e pasme të syrit përmban qeliza të ndjeshme ndaj dritës, të cilat fillojnë që të përkeqësohen gjatë moshës së mesme. Një studim me thuajse 47.000 të rritur zbuloi se njerëzit, retina e të cilëve ishte “më e vjetër” se mosha e tyre aktuale, kishin më shumë gjasa të vdisnin gjatë dekadës së ardhshme.

Zbulimi mund të çojë në një mjet kontrolli rutinë për një sërë sëmundjesh kërcënuese për jetën, përfshirë atë të Alzheimerit. “Retina ofron një “dritare” unike të aksesueshme për të vlerësuar proceset themelore patologjike të sëmundjeve sistemike vaskulare dhe neurologjike, që shoqërohen me rrezik të shtuar të vdekshmërisë”- thotë autori kryesor i studimit dr.Minguang He nga Qendra për Kërkimin e Syve në Australi.

Studiuesit monitoruan mesatarisht për 11 vjet pjesëmarrësit në studim, që të gjithë midis moshës 40–69 vjeç. Secilit person iu skanua fundusi – sipërfaqja e pasme e syrit – si pjesë e studimit të Biobank në Britaninë e Madhe. Më pas ekipi krahasoi “moshën biologjike” të secilës retinë me moshën kronologjike të atij personi, duke zbuluar një “hendek të moshës së retinës” tek shumë pjesëmarrës.

Diferencat më të mëdha, lidheshin me një rrezik më të lartë prej 49–67 për qind të vdekjes nga çdo shkak tjetër përveç sëmundjeve kardiovaskulare ose kancerit. Kjo ndodhi pasi atamorën parasysh faktorët potencialisht me ndikim si tensioni i lartë i gjakut, Indeksi i Masës Trupore (BMI), zakonet e jetesës dhe përkatësia etnike.

“Gjetjet tona të reja, kanë përcaktuar se hendeku i moshës së retinës, është një parashikues i pavarur i rritjes së rrezikut të vdekshmërisë, dhe sidomos i vdekshmërisë nga sëmundjet jo kardiovaskulare dhe as ato kanceroze. Këto gjetje sugjerojnë se mosha e retinës, mund të jetë një biomarker klinikisht i rëndësishëm i plakjes”– thonë studiuesit.

Për çdo rritje prej 1 viti në hendekun e moshës retinore, shkencëtarët gjetën një rritje prej 2-3 për qind të rrezikut të vdekjes nga çdo shkak apo një shkak specifik. Të dhënat tregojnë se rrjeti i enëve të vogla në retinë, është një tregues i besueshëm i shëndetit të përgjithshëm të sistemit të qarkullimit të gjakut dhe trurit.

Ekipi e vërtetoi modelin e tyre të analizës, duke përdorur rreth 19.200 imazhe të fundusit nga sytë e djathtë të 11.052 pjesëmarrësve, që gëzonin një shëndet relativisht të mirë. Ai tregoi një lidhje të fortë midis moshës së parashikuar të retinës dhe moshës reale. I njëjti proces i aplikuar në syrin e majtë dha rezultate të ngjashme.

Më pas ekspertët vlerësuan hendekun e moshës së retinës tek 35.917 vullnetarët e tjerë. Gjatë periudhës së studimit, 1.871 (5 për qind) pjesëmarrës vdiqën. Nga ky grup, 321 (17 për qind) vdiqën nga sëmundjet kardiovaskulare, 1018 (54.5 për qind) vdiqën nga kanceri dhe 532 (28.5 për qind) vdiqën nga shkaqe të tjera, përfshirë demencën

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision