6 pyetje që duhet t’i bëni partnerit, për një marrëdhënie të shëndetshme

6 pyetje që duhet t’i bëni partnerit, për një marrëdhënie të shëndetshme

Greg Behrendt dhe Amiira Ruotola janë një çift i martuar prej 18 vitesh. Libri i tyre i fundit quhet “Si ta mbash martesën të shëndetshme”. Ata ndajnë 6 pyetje që duhet t’i bëni partnerit, për të ndihmuar në nxitjen e një marrëdhënieje të shëndetshme. 1. Si mund të ndihmoj sot? Të thuash “si mund të […]

Greg Behrendt dhe Amiira Ruotola janë një çift i martuar prej 18 vitesh. Libri i tyre i fundit quhet “Si ta mbash martesën të shëndetshme”. Ata ndajnë 6 pyetje që duhet t’i bëni partnerit, për të ndihmuar në nxitjen e një marrëdhënieje të shëndetshme.

1. Si mund të ndihmoj sot?

Të thuash “si mund të të ndihmoj” është si të thuash “si je?”. Jemi lidhur aq shumë me jetën tonë, sa mund të përfundojmë duke mos u kujdesur më për partnerin/en. Duke bërë këtë pyetje, ju tregoni përfshirje në punën e partnerit dhe lehtësoni ndoshta ngarkesën që ai/ajo mund të ndiejë gjatë ditës.

2. Çfarë të bën të ndihesh i/e dashuruar?

Mënyra se si ju e përcillni dashurinë, tregon dhe mënyrën se si ju pëlqeni ta merrni, por kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht kështu i pëlqen dhe partnerit.
Një partner mund të ndiejë dashuri duke marrë komplimente, një tjetër kur ledhatohet, një tjetër kur ndihmon në punët e shtëpisë, etj.

3. Çfarë mund të bëj për të vërtetuar që ti je i duhuri për mua?

Kjo pyetje sjell rëndësinë që luan intimiteti emocional. Ndonjëherë, lidhja kalon në një fazë që ju harroni të shprehni me fjalë atë që ndjeni. Por, të thënit që: je shumë tërheqës/e për mua, më pëlqen mënyra se si më shikon, do të jem gjithmonë me ty, etj, ju bën që të lidheni dhe të keni intimitet emocional.

4. Ke nevojë të rrish vetëm?

Ne e marrim personale kur partneri dëshiron hapësirë, por hapësira është restauruese dhe e shëndetshme. Parandalon gjithashtu monotoninë në një marrëdhënieje.

5. Kur jemi në konflikt, çfarë mund të bëjmë ndryshe, përtej britmave apo heshtjes?

Gjetja e një mënyre për të komunikuar dhe për të përfunduar me zgjidhje, dhe jo me lëndime, është thelbësore për një marrëdhënie të shëndetshme.

Është normale që të mos bini dakord, çiftet nuk duhet të bien dakord gjatë gjithë kohës. Kanë stile të ndryshme të argumentimit. Thjesht duhet të krijoni një atmosferë të qartë dhe të qetë komunikimi.

6. A ka diçka që të mungon nga unë ose që të bën të mos ndihesh mirë?

Ne nuk mund të jemi lexues të mendjes, prandaj është e rëndësishme të hapni këtë nivel komunikimi me partnerin tuaj.

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision