Mjekja shpjegon pse duhet të hiqni dorë nga urinimi në dush

Mjekja shpjegon pse duhet të hiqni dorë nga urinimi në dush

Debati nëse është apo jo mirë të urinoni në dush, është tradicionalisht i lidhur me problemet e higjienës. Mjekja Alicia Jeffrey Thomas, trajtoi temën e ndjeshme në një video të titulluar “pse nuk duhet të urinoni në dush”. Mjekja shpjegoi se zakoni mund të ndikojë si në përshtatshmërinë e fshikëzës ashtu edhe në dyshemenë e […]

Debati nëse është apo jo mirë të urinoni në dush, është tradicionalisht i lidhur me problemet e higjienës.

Mjekja Alicia Jeffrey Thomas, trajtoi temën e ndjeshme në një video të titulluar “pse nuk duhet të urinoni në dush”.

Mjekja shpjegoi se zakoni mund të ndikojë si në përshtatshmërinë e fshikëzës ashtu edhe në dyshemenë e legenit.

Doktoresha Jeffrey Thomas shpjegoi: “Nëse urinoni në dush, apo hapni rubinetin dhe pastaj uleni në tualet dhe urinoni, po krijoni një lidhje në tru midis zhurmës së ujit të rrjedhshëm dhe nevojës për të urinuar”.

“Kur e kombinoni atë me mosfunksionim të dyshemesë së legenit, atëherë kjo potencialisht do të çojë në disa problem të rrjedhjes së fshikëzës kur dëgjoni ujë të rrjedhshëm jashtë dushit”, shtoi mjekja Alicia Jeffrey Thomas.

Hulumtimet mbi efektet e ujit të rrjedhshëm sugjerojnë se përjetimi i dëshirës për të urinuar nën zhurmën e ujit është një përgjigje e kushtëzuar dhe refleksive. Arsyeja për këtë besohet të jetë për shkak të ngjashmërisë me zhurmën qe bën kur urinojmë, e cila prodhon një lidhje psikologjike me veprimin.

Një teori e dytë sugjeron që zhurma e ujit të rrjedhshëm bën që truri ynë të komunikojë me sfinkterin – që është unaza e muskujve që kontrollon urinën që kalon përmes uretrës për të bërë atë të hapur. Mos mbajtja e urinës përcaktohet nga NHS si lëshimi i paqëllimshëm i urinës, i cili besohet se prek miliona njerëz. Edhe pse problemi zakonisht shoqërohet me plakjen, lindja e fëmijëve është një tjetër faktor i njohur rreziku.

NHS shpjegon “Shpesh ka vetëm disa sekonda midis nevojës për të urinuar dhe lirimit të urinës. Nevoja juaj për të urinuar mund të shkaktohet nga një ndryshim i papritur i pozicionit, apo edhe nga zhurmat e ujit të rrjedhshëm”.

Për dallim nga gratë, burrat kanë prostatë e cila mbështet fizikëzën, duke e bërë të rregullt urinimin gjatë qëndrimit në këmbë. Mjekja Jeffrey Thomas tha “Për ne që kemi lindur me anatomi femërore, nuk kemi për qëllim të urinojmë në këmbë. Dyshemeja e legenit nuk do të relaksohet siç duhet, që do të thotë se ne nuk do ta zbrazim fshikëzën tonë shumë mirë. Pra, përpiquni të urinoni para se të ndizni ujin e dushit dhe nëse ndjeni nevojë ndërsa jeni nën dush, përpiquni ta injoroni atë”.

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision