Pasi të lexosh këtë, do dalësh direkt për një ecje!

Pasi të lexosh këtë, do dalësh direkt për një ecje!

Truri përbëhet kryesisht nga dy lloje të substancave: lënda gri dhe e bardhë. Lënda e bardhë përbëhet nga aksone që lidhin pjesë të ndryshme të trurit. Ato gjenerojnë sinjale elektrike dhe lëshojnë kimikate për të transmetuar informacion. Ndërsa plakemi, lënda e bardhë përkeqësohet; si rezultat, sinjali bëhet më i ngadalshëm ose i humbur. Për shkak […]

Truri përbëhet kryesisht nga dy lloje të substancave: lënda gri dhe e bardhë. Lënda e bardhë përbëhet nga aksone që lidhin pjesë të ndryshme të trurit. Ato gjenerojnë sinjale elektrike dhe lëshojnë kimikate për të transmetuar informacion. Ndërsa plakemi, lënda e bardhë përkeqësohet; si rezultat, sinjali bëhet më i ngadalshëm ose i humbur.

Për shkak se incidenca globale e demencës parashikohet të dyfishohet çdo 20 vjet, zhvillimi i strategjive efektive për të ngadalësuar rënien njohëse – si në trurin e shëndoshë ashtu edhe në atë të pashëndetshëm – është kritike.

Për fat të mirë, ka vend për të rimarrë integritetin e lëndës së bardhë edhe nëse jeni 60 vjeç apo më shumë. Për më tepër, përmirësimi ose rënia e shëndetit të trurit mund të ndodhë në një kohë relativisht të shkurtër. Një studim tregoi se një rënie në integritetin e lëndës së bardhë mund të ndodhë gjatë një periudhe të shkurtër prej vetëm gjashtë muajsh tek të moshuarit e shëndetshëm.

Çfarë dimë për materialin e bardhë në tru

Ka disa gjetje inkurajuese mbi kthyeshmërinë dhe ngadalësimin e tkurrjes së lëndës së bardhë të lidhur me moshën. Në një studim, Agnieszka Burzynska, një profesoreshë e neuroshkencës dhe zhvillimit njerëzor në universitetin shtetëror të Kolorados në “Fort Collins”, dhe kolegët e saj, mblodhën imazhe të trurit dhe bënë matje konjitive (njohëse) nga një grup burrash dhe grash të shëndetshmëm, sedentarë (60-79 vjeç; mosha mesatare ishte 65 vjeç).

Ata caktuan rastësisht pjesëmarrësit në një nga tre kushtet: ecjen, kërcimin ose “kontrollin aktiv”.

– Kontrolli aktiv përfshinte ushtrime të dizenjuara për të përmirësuar fleksibilitetin, forcën dhe ekuilibrin.

– Tjetra përfshinte ecjen për 45-60 minuta.

– Ndërsa kërcimi përfshinte kombinime koreografike që bëheshin më sfiduese gradualisht.

Pjesëmarrësit në të gjitha kushtet ndoqën tre seanca stërvitore në javë për 24 javë (rreth 6 muaj). Studiuesit gjithashtu matën integritetin e lëndës së bardhë të pjesëmarrësve duke përdorur parametra të avancuar të neuroimazheve. Skanimet e trurit dhe të gjitha testet njohëse u përsëritën pas programeve të stërvitjes gjashtëmujore.

Çfarë gjeti hulumtimi

Trupat e të gjithë pjesëmarrësve ndryshuan pas përfundimit të programit të stërvitjes gjashtëmujore. Por a ndryshoi truri i tyre? Përgjigja varet nga lloji i ushtrimit që është praktikuar.

Edhe grupi i kontrollit aktiv dhe ai i kërcimit, panë një rritje të lëndës së bardhë në tru. Sidoqoftë, grupi i ecjes tregoi efektet më pozitive krahasuar me dy grupet e tjera. Te ky grup, u vunë re përmirësime shumë herë më të mëdha të lëndës se bardhë se sa në grupet e tjera, si dhe përmirësime të kujtesës.

Çfarë do të thotë kjo për plakjen e trurit

Këto rezultate ofrojnë shumë shpresë. Është e mrekullueshme se edhe në një moshë të caktuar, “truri” mund të përmirësohet përmes aktiviteteve që mund të bëhen nga thuajse të gjithë. Sidoqoftë, njerëzit e marrë në studim ishin të shëndetshme dhe nuk kishin sjellje si: konsum duhani, dietë e varfër ushqimore, privim i gjumit etj. Kërkimet e ardhshme do duhet të konfirmojnë edhe këto supozime.

Tani për tani, filloni të ecni sot!

Burimi: Psychology Today

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision