Fiksimi i çuditshëm dhe misterioz i internetit me Cameron Herrin

Fiksimi i çuditshëm dhe misterioz i internetit me Cameron Herrin

Cameron Herrin është një emër i njohur në TikTok, Twitter dhe rrjete të tjera sociale, fotot dhe videot e të cilit zakonisht shoqërohen me këngën “Criminal” të Britney Spears (Mama, I’m in love with a criminal). Cameron u dënua me 24 vite burg në Tampa, Florida në prill, pasi u shpall fajtor për vrasjen e […]

Cameron Herrin është një emër i njohur në TikTok, Twitter dhe rrjete të tjera sociale, fotot dhe videot e të cilit zakonisht shoqërohen me këngën “Criminal” të Britney Spears (Mama, I’m in love with a criminal).

Fiksimi i çuditshëm dhe misterioz i internetit me Cameron Herrin

Cameron u dënua me 24 vite burg në Tampa, Florida në prill, pasi u shpall fajtor për vrasjen e Jessica Reisinger-Raubenolt, 24 vjeç dhe vajzës së saj, Lillia, e cila ishte vetëm 20 muajshe. Ai i goditi ato në 2018-n me një makinë Ford Mustang teksa po kalonin rrugën. Cameron po bënte gara me një tjetër makinë. Dënimi u tij u bazua edhe te shkeljet e shpejtësisë në të kaluarën.

Fiksimi i çuditshëm dhe misterioz i internetit me Cameron Herrin

Në internet, njerëzit e cilësojnë atë si “shumë të lezetshëm” dhe kërkojnë drejtësi. Sipas shumë postimeve, ai nuk e meriton dënimin prej 24 vitesh. “Ne, miqtë e Cameron nga e gjithë bota nuk do të ndalojmë së mbështeturi, edhe nëse e vendosin në një burg më të sigurt,” shkruan dikush në Twitter. “Pse po ia bëni këtë? Ai nuk donte. Shiheni si djalin tuaj,” lexohet në një tjetër postim.

Në TikTok, mbështetësit e Cameron kanë krijuar llogari për të nderuar “kriminelin e tyre të preferuar”. Cameron, që është vetë një krijues përmbajtjeje në TikTok, ka më shumë se 2 milionë ndjekës në llogarinë e verifikuar, pavarësisht se nuk ka postuar asgjë pasi u dënua.

The Tampa Bay Times foli me nënën e tij për trendin në rrjete sociale, e cila e quajti “pothuajse një fiksim, një fiksim të pashëndetshëm”.

WTSP raporton se sipas ekspertëve, mijëra “njerëz” që mbështesin Cameron mund të mos jenë njerëz të vërtetë. Dr. Loni Hagen, një asistente-profesoreshë në University of South Florida tha: “Ne mblodhëm të dhëna midis 19 dhe 20 korrikut dhe gjetëm pak më shumë se 12,000 llogari në Twitter që postonin për Cameron Herrin.”

Hagen, së bashku me studentët e saj, i morën 12,000 llogaritë dhe përdorën Botometer, një algoritëm automatik i krijuar nga studiuesit për të skanuar llogari në rrjete sociale.

“Vëshgimi tregon se llogaritë e pezulluara, të fshira dhe private, të cilat rezultojnë të jenë një kategori ‘e panjohur’ sipas Botometer, janë 75% e llogarive. Llogaritë e ngjashme me njerëzit janë vetëm 9% e 12,000 llogarive unike,” tha Hagen.

Fiksimi i çuditshëm dhe misterioz i internetit me Cameron Herrin

Sipas The Tampa Bay Times, Twitter pezulloi 900 llogari që krijuan përmbajtje në lidhje me Cameron për shkelje të rregullores. Ekspertët me të cilët The Tampa Bay Times foli kishin dyshime se disa nga të ashtuquajturat llogari të tifozëve mund të duan të përdorin tema trend të momentin për të fituar ndjekës dhe më pas të shpërndajnë informacione të rreme. Ata e besojnë këtë veçanërisht sepse shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale që duan “drejtësi” për Cameron u gjurmuan në Lindjen e Mesme dhe ndonjëherë, emri i tij as nuk ishte shkruar saktë.

Fiksimi i çuditshëm dhe misterioz i internetit me Cameron Herrin

Sidoqoftë, gjithë kjo zhurmë sociale për Cameron është e çuditshme sepse referuar komenteve, njerëzit kërkojnë ulje të dënimit sepse “ai është kaq i bukur”. Megjithatë, Cameron ka të ngjarë të qëndrojë në burg për gjithë kohëzgjatjen e dënimit.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar