4 mënyra se si padashje, po e bëni seksin të mërzitshëm

4 mënyra se si padashje, po e bëni seksin të mërzitshëm

1. Ju shmangni instinktivisht emocionet me gjasat më të mëdha për të rritur pasionin: Të qenit vulnerabël Ekspertët vazhdojnë ta përsërisin: Nuk mund të ketë pasion pa vulnerabilitet. Kjo është arsyeja pse seksi në fillim të një lidhjeje është zakonisht më i nxehti. Të mbash seksin pasionant me kalimin e kohës do të thotë të jesh […]

Ekspertët vazhdojnë ta përsërisin: Nuk mund të ketë pasion pa vulnerabilitet. Kjo është arsyeja pse seksi në fillim të një lidhjeje është zakonisht më i nxehti. Të mbash seksin pasionant me kalimin e kohës do të thotë të jesh gjithnjë i hapur ndaj partnerit. Kjo mund të jetë sfiduese, por jo e pamundur, me dikë që e njihni mirë.

Zgjidhja: Dilni nga zona juaj e rehatisë. Kjo nënkupton të provoni gjithçka: seks me sy hapur, të masturboheni me/pranë partnerit, të luani me role apo të shkoni në një klub striptizmi. Komunikoni me partnerin dhe bëni çfarë që ju emocionon!

2. Mbështeteni shumë tek “teknologjia e seksit”

Qoftë një vibrator apo pornografi, për disa çifte aspektet e teknologjisë dhe seksit mund të bëhen të rrezikshme. Sigurisht, ato ofrojnë kënaqësi seksuale shpesh në një mënyrë që partneri s’mund ta kuptojë. Madje, mund të jetë një shtesë pozitive në lidhjen tuaj, për shembull, kur e përdorni për të rritur dëshirën seksuale dhe më vonë e sillni atë energji të partneri. Ose kur e përdorni të dy për të shtuar intensitet në lojën seksuale. Por, teknologjia mund të jetë shkatërruese për lidhjen tuaj intime nëse në fund kufizon intimitetin mes teje dhe partnerit. Nëse ju kaloni në orgazëm me vibratorin, më shpesh se sa me partnerin – diçka nuk shkon.

Zgjidhja: Pyesni veten: A po më bën teknologjia seksuale të jem më afër, apo më larg partnerit tim?

3. E stër-mendoni seksin me partnerin

Mendjet tona të ndërgjegjshme janë aspekti kritik i funksionimit tonë në shumicën e detyrave të përditshme. Sidoqoftë, ato shkaktojnë më shumë dëm sesa mirë në shtrat. Shumica e njerëzve pajtohen se seksi i mrekullueshëm ndodh kur shkëputemi nga dialogu i pafund i mendjes sonë. “Si po ndihet ai/ajo?”, “Mos po bëj ndonjë gabim?”, “Mos po kaloj shumë kohë për orgazmën”, etj – Këto pyetje do t’ju shterojnë energjitë dhe do t’ju lodhin mendërisht.

Zgjidhja: Përdorni mendjen tuaj të ndërgjegjshme për të vendosur nëse doni të bëni seks. Nëse përgjigja është po, atëherë përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj ose ndjesitë në trupin tuaj. Bëni çfarë ndjeni, pa e menduar gjatë se si do jetë rezultati. Aty ku ka pasion, dashuri dhe ndjenja – s’ka se si të mos rezultojë diçka e kënaqshme për të dy partnerët.

4. Shmangni llojin e seksit tek i cili jeni “më pak i mirë”

Të mos eksperimentoni me një pozicion apo lëvizje të re mund ta bëjë të mërzitshme lidhjen në aspektin seksual. Mos e kufizoni veten, sepse përveç mendimeve tuaja, nuk ju pengon asgjë tjetër.

Zgjidhja: Komunikoni me partnerin, njihuni me pozicione dhe metoda të reja dhe mos kini frikë të njiheni me përjetime që s’i kishit menduar më parë. Mos harroni: praktika ju bën perfekt.

Burimi: Psychology Today

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision