Pse numri i vetëvrasjeve rritet gjatë verës?

Pse numri i vetëvrasjeve rritet gjatë verës?

Shumica e vetëvrasjeve nuk ndodhin gjatë pushimeve të dimrit, siç mund të mendojnë rëndom njerëzit, por në fund të korrikut dhe në gusht. Në këtë periudhë të vitit, të qenit i vetëdijshëm se si ndihen njerëzit që duam është edhe më e rëndësishme se zakonisht. Nuk mjafton vetëm të thuash nëse sheh diçka; mbase do […]

Shumica e vetëvrasjeve nuk ndodhin gjatë pushimeve të dimrit, siç mund të mendojnë rëndom njerëzit, por në fund të korrikut dhe në gusht. Në këtë periudhë të vitit, të qenit i vetëdijshëm se si ndihen njerëzit që duam është edhe më e rëndësishme se zakonisht. Nuk mjafton vetëm të thuash nëse sheh diçka; mbase do të të duhet të jesh ti ai që do të çosh dikë në zyrën e mjekut. Një vëzhgim dhe një veprim mund të shpëtojë një jetë, ndoshta disa.

Pse nivelet e vetëvrasjeve rriten gjatë verës? Nuk është e qartë. Por sipas mjekut terapist Balton Goldsmith, vlen për t’u përmendur fakti që ditët janë shumë më të gjata se në dimër, dhe kjo mund të jetë e vështirë nëse jeni në depresion. Sigurisht, çrregullimi afektiv sezonal është pikërisht e kundërta: Njerëzit bien në depresion pa dritë, ose duke qëndruar për shumë gjatë brenda. Por për ata që vuajnë nga depresioni gjatë gjithë vitit, ora e gjumit mund të jetë pjesa më e mirë e ditës, dhe detyrimi për të qëndruar zgjuar më vonë u jep më shumë kohë për t’u përballur me dhimbjen e tyre të brendshme. Kjo është gjithashtu një nga arsyet pse alkooli dhe përdorimi i drogës rritet në verë.

Ju mund të jeni në depresion pa u vetëvrarë – miliona njerëz janë – por nëse keni mendime vetëvrasëse, ju jeni në rrezik. (Në çdo rast, telefononi në numrat 112 (urgjenca) dhe/ose 129 (policia).

Me pandeminë, gjërat janë përkeqësuar për shumë njerëz që janë në depresion. Vetmia është gjithashtu në një nivel epidemie dhe kjo lloj dhimbjeje zemre mund t’ju bëjë të mendoni se jeni vetëm ose nuk keni rëndësi për të tjerët. Duhet të dini se ju keni rëndësi dhe jeni të shtrenjtë për shumë njerëz!

Vetëvrasja nuk është një përgjigje. Është thjesht një mënyrë për të mos ndjerë më. Ju duhet të kuptoni se edhe kur ndjesitë që keni nuk janë të mira, ato janë një rikujtesë se jeni gjallë dhe lajmi i mirë është se asnjë prej atyre ndjesive nuk do të zgjasë përgjithmonë. Përsa kohë që jeni këtu, ju keni në dorë të ndryshoni situatën dhe qëndrimin tuaj. Po, ndoshta do t’ju duhet një ndihmë e vogël, por gjërat e mëdha nuk bëhen vetëm apo jo?

Burimi: Psychology Today

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?