Pse ju merr uria natën vonë dhe ç’mund të bëni për këtë?

Pse ju merr uria natën vonë dhe ç’mund të bëni për këtë?

Ka shumë arsye që mund të ndiheni të uritur gjatë natës, sipas ekspertëve. “Shihni nëse keni me të vërtetë uri apo thjesht s’keni çfarë të bëni tjetër në shtëpi. Ose mbase ndonjë emocion tjetër që po ndjeni? Shumë shpesh, ky është rasti”, thotë Lisa Young, mjeke. “Nëse është fiziologjike, është e mundur që nuk keni ngrënë […]

Ka shumë arsye që mund të ndiheni të uritur gjatë natës, sipas ekspertëve.

“Shihni nëse keni me të vërtetë uri apo thjesht s’keni çfarë të bëni tjetër në shtëpi. Ose mbase ndonjë emocion tjetër që po ndjeni? Shumë shpesh, ky është rasti”, thotë Lisa Young, mjeke. “Nëse është fiziologjike, është e mundur që nuk keni ngrënë mjaftueshëm gjatë ditës ose në darkë, veçanërisht nëse keni anashkaluar proteinat”.

Hannah Brilling, nutricioniste, shton se “karbohidratet e thjeshta – që gjenden në ushqime si orizi i bardhë, patate dhe makarona – treten më shpejt, duke bërë që ne të ndihemi të uritur më shpejt sesa në rastet kur konsumojmë proteina, yndyrna dhe fibra”.

Është gjithashtu e mundur që uria juaj e natës të lidhet me gjumin. Shpesh, ndjenja e urisë shkaktohet nga netët ku ju flini vonë, ose kur keni probleme me gjumin. Njerëzit, ndonjëherë, e trajtojnë pagjumësinë me ushqim.

Merrni parasysh se cila është marrëdhënia juaj me ushqimin natën: A ndjeni se duhet të hani me patjetër, përndryshe nuk shkoni dot për të fjetur? Mblidhni disa të dhëna duke vëzhguar sjelljen tuaj gjatë netëve, për të parë se çfarë po ndodh vërtet me ju.

Si mund t’i parandaloni dëshirat gjatë natës?

Filloni duke shkuar në shtrat herët dhe kini kujdes se çfarë hani për darkë.

“Duket pa kuptim, por ngrënia e tepërt – veçanërisht një vakt me karbohidrate të larta – mund të shpejtojë kohën ose të rrisë intensitetin e urisë më vonë,” shprehet dr. Brilling. “Sigurohuni që vakti i fundit i ditës të përmbajë jo më shumë se 25 përqind karbohidrate dhe përpiquni të zgjidhni drithëra të papërpunuara si quinoa, thjerrëzat ose fasulet. Pjesa tjetër e pjatës është idealisht e mbushur me perime.”

Nëse jeni akoma të uritur përsëri para gjumit, nuk ka problem – nuk duhet të ndiheni kurrë keq për përgjigjet e trupit tuaj.

Ne kemi uri natën sepse, përveç arsyeve të sjelljes, hormoni i urisë grelin rritet në mbrëmje. Pra, si e luftoni? E thjeshtë, nuk e luftoni. Nuk ka asgjë të keqe me ngrënien natën, për sa kohë që marrja kalorike ditore e përgjithshme është e përshtatshme.

Burimi: Pop Sugar

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?