‘Jam shumë i/e lodhur për seks’: Ç’tregon kjo për lidhjen tuaj!

‘Jam shumë i/e lodhur për seks’: Ç’tregon kjo për lidhjen tuaj!

Sado i mrekullueshëm mund të jetë seksi, ka edhe raste kur ju thjesht nuk e ndjeni. Mund të jeni shumë të lodhur, shumë të fryrë apo të sëmurë. Megjithatë, nëse e gjeni veten duke refuzuar vazhdimisht seksin nga partneri, ndoshta jeni kuriozë të dini se ç’tregon kjo për marrëdhënien tuaj Sipas ekspertëve, mund të ketë […]

Sipas ekspertëve, mund të ketë një problem më të thellë, nëse ndiheni gjithmonë “të përgjumur” apo “të lodhur” kur bëhet fjalë për intimitet.

Nëse dyshoni se ti ose partneri po e përdorni lodhjen si një justifikim për të mos bërë seks, ja ç’mund të thotë kjo për lidhjen që keni:

Nëse je ti ai (ose ajo) që është gjithmonë i lodhur për seks

Ekspertja e seksit, Lola Jean, thotë për Elite Daily se duhet të pyesni veten: A po kthehet në një “ves” të qenit i lodhur? A është justifikim? Ajo shpjegon:

“Si çdo konflikt, qasja e situatës me sinqeritet dhe pa gjykim është e rëndësishme. Mos harroni se seksi është diçka shumë intime dhe të flasësh për të, është thelbësore në çdo marrëdhënie.”

Pra, si i qaseni kësaj bisede me partnerin tuaj? Nëse ka një mospërputhje në dëshirat tuaja seksuale është e rëndësishme t’i shprehni nevojat që keni. Bëjani të ditur partnerit kur ndiheni më të disponueshëm për seks, çfarë nuk po ju pëlqen dhe çfarë do donit të ishte ndryshe. Komunikimi me njëri-tjetrin do ju shpëtojë nga nevoja për të përdorur lodhjen si justifikim.

Terapistja Jennifer Rhodes thotë se kjo mund të jetë dhe si pasojë e faktit se shumë gjëra të rëndësishme mund të mos jenë duke u diskutuar në marrëdhënie, edhe ato që nuk kanë lidhje me jetën seksuale. Nëse kjo është çështje e vazhdueshme, duhet të flisni me partnerin!

Nëse është partneri (ose partnerja) ai që është gjithmonë “shumë i lodhur” për seks

Nëse partneri juaj është ai që është gjithmonë shumë i lodhur, vlerësoni se çfarë mund të nënkuptojnë kur e përdorin atë si një justifikim për të mos bërë seks. Ndoshta, nënkupton që ata nuk e shijojnë seksin që po bëjnë por nuk munden ose nuk do t’ia shprehin me fjalë partnerit të tyre, sipas ekspertëve. Ndoshta për ta seksi shoqërohet me dhimbje fizike dhe nuk ua thonë dot.

Në disa raste, ky arsyetim mund të jetë edhe një formë ndëshkimi për partnerin tjetër.

Nëse jeni te sigurt se “jam i lodhur” është vetëm justifikim, ka ardhur koha të flisni. Bëni një bisedë më partnerin pa i fajësuar apo akuzuar ata. Jini kuriozë, pyetini për përvojën e tyre, çfarë duan ose për çfarë kanë nevojë nga ju, shkruan Anabel.

Së fundmi, mbani mend se – sado argëtues të jetë – seksi kërkon gjithashtu energji, vëmendje dhe prani. Pra, nëse lodhja është me të vërtetë çështja e vetme mes teje dhe partnerit, mos u stresoni për këtë. Njerëzit që punojnë me orë të gjata, kanë punë intensive, punë që kërkojnë shumë energji fizike, punë që kërkojnë komunikim me shumë njerëz etj.

Para se të shqetësoheni se ka diçka që nuk shkon me jetën tuaj seksuale, merrni parasysh faktin që partneri juaj thjesht mund të jetë i stresuar ose i mbingarkuar.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar