‘Jam shumë i/e lodhur për seks’: Ç’tregon kjo për lidhjen tuaj!

‘Jam shumë i/e lodhur për seks’: Ç’tregon kjo për lidhjen tuaj!

Sado i mrekullueshëm mund të jetë seksi, ka edhe raste kur ju thjesht nuk e ndjeni. Mund të jeni shumë të lodhur, shumë të fryrë apo të sëmurë. Megjithatë, nëse e gjeni veten duke refuzuar vazhdimisht seksin nga partneri, ndoshta jeni kuriozë të dini se ç’tregon kjo për marrëdhënien tuaj. Sipas ekspertëve, mund të ketë […]

Sado i mrekullueshëm mund të jetë seksi, ka edhe raste kur ju thjesht nuk e ndjeni. Mund të jeni shumë të lodhur, shumë të fryrë apo të sëmurë. Megjithatë, nëse e gjeni veten duke refuzuar vazhdimisht seksin nga partneri, ndoshta jeni kuriozë të dini se ç’tregon kjo për marrëdhënien tuaj. Sipas ekspertëve, mund të ketë një problem më të thellë, nëse ndiheni gjithmonë “të përgjumur” apo “të lodhur” kur bëhet fjalë për intimitet. Nëse dyshoni se ti ose partneri po e përdorni lodhjen si një justifikim për të mos bërë seks, ja ç’mund të thotë kjo për lidhjen që keni:

– Nëse je ti ai (ose ajo) që është gjithmonë i lodhur për seks

Ekspertja e seksit, Lola Jean, thotë për Elite Daily se duhet të pyesni veten: A po kthehet në një “ves” të qenit i lodhur? A është justifikim? Ajo shpjegon:

“Si çdo konflikt, qasja e situatës me sinqeritet dhe pa gjykim është e rëndësishe. Mos harroni se seksi është diçka shumë intime dhe të flasësh për të, është thelbësore në çdo marrëdhënie.”

Pra, si i qaseni kësaj bisede me partnerin tuaj? Nëse ka një mospërputhje në dëshirat tuaja seksuale është e rëndësishme t’i shprehni nevojat që keni. Bëjani të ditur partnerit kur ndiheni më të disponueshëm për seks, çfarë nuk po ju pëlqen dhe çfarë do donit të ishte ndryshe. Komunikimi me njëri-tjetrin do ju shpëtojë nga nevoja për të përdorur lodhjen si justifikim.

Terapistja Jennifer Rhodes thotë se kjo mund të jetë dhe si pasojë e faktit se shumë gjëra të rëndësishme mund të mos jenë duke u diskutuar në marrëdhënie, edhe ato që nuk kanë lidhje me jetën seksuale. Nëse kjo është çështje e vazhdueshme, duhet të flisni me partnerin!

– Nëse është partneri (ose partnerja) ai që është gjithmonë “shumë i lodhur” për seks

Nëse partneri juaj është ai që është gjithmonë shumë i lodhur, vlerësoni se çfarë mund të nënkuptojnë kur e përdorin atë si një justifikim për të mos bërë seks. Ndoshta, nënkupton që ata nuk e shijojnë seksin që po bëjnë por nuk munden ose nuk do t’ia shprehin me fjalë partnerit të tyre, sipas ekspertëve. Ndoshta për ta seksi shoqërohet me dhimbje fizike dhe nuk ua thonë dot. Në disa raste, ky justifikim mund të jetë edhe një formë ndëshkimi për partnerin tjetër.

Nëse jeni te sigurt se “jam i lodhur” është vetëm justifikim, ka ardhur koha të flisni. Bëni një bisedë më partnerin pa i fajësuar apo akuzuar ata. Jini kuriozë, pyetini për përvojën e tyr, çfarë duan ose për çfarë kanë nevojë nga ju.

Së fundmi, mbani mend se – sado argëtues të jetë – seksi kërkon gjithashtu energji, vëmendje dhe prani. Pra, nëse lodhja është me të vërtetë çështja e vetme mes teje dhe partnerit, mos u stresoni për këtë. Njerëzit që punojnë me orë të gjata, kanë punë intensive, punë që kërkojnë shumë energji fizike, punë që kërkojnë komunikim me shumë njerëz etj. Para se të shqetësoheni se ka diçka që nuk shkon me jetën tuaj seksuale, merrni parasysh faktin që partneri juaj thjesht mund të jetë i stresuar ose i mbingarkuar.

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?