Pse disa njerëz kanë probleme me aromën e trupit edhe pse kujdesen për të?

Pse disa njerëz kanë probleme me aromën e trupit edhe pse kujdesen për të?

u jeni shumë të pastër, bëni dush rregullisht, por sërish ndjeni se trupi juaj vjen sërish erë të pakëndshme. Edhe pasi keni hedhur antidjersë, vazhdon e njëjta histori. Pse ndodh kjo? 1.Stresi Ekzistojnë lloje të ndryshme djerse, nga të cilat, ajo me erë më të keqe është djersa nga stresi. Kjo prodhohet nga gjëndrat apokrine […]

u jeni shumë të pastër, bëni dush rregullisht, por sërish ndjeni se trupi juaj vjen sërish erë të pakëndshme. Edhe pasi keni hedhur antidjersë, vazhdon e njëjta histori. Pse ndodh kjo?

1.Stresi

Ekzistojnë lloje të ndryshme djerse, nga të cilat, ajo me erë më të keqe është djersa nga stresi. Kjo prodhohet nga gjëndrat apokrine dhe është më pak e ujshme. Nga ana tjetër, djersa e prodhuar nga stërvitja fizike ose sepse është shumë nxehtë jashtë është e përbërë nga uji dhe vjen erë më pak të keqe.

2.Jeni “bekuar” me këmbë që vijnë erë

Rreth 10-15% e njerëzve kanë këmbë, që për shkaqe gjenetike, djersisin më shumë se njerëzit e tjerë. Ato bëhen vendi i banimit të një bakteri, që jep një erë shumë të keqe si squfur.

3.Keni pak reçipeta të preferuara

Kini kujdes që t’i ndërroni reçipetat e t’i lani rregullisht, pasi materiali i tyre e mban erën e djersës të mbërthyer në të.

4.Keni qejf brokolit

Brokoli, lakrat dhe perime të tjera të tilla, në qarkullimin e gjakut zbërthehen në përbërës me erë të keqe, më tipiku prej të cilëve është squfuri.

5.Keni pirë

Një pjesë të alkoolit që konsumoni, e nxirrni nëpërmjet djersës.

6.Mund të keni diabet

Kur diabeti nuk është kuruar, është i mundur përjetimi i ketoacidozës diabetike. Gjatë këtij procesi mund të ndodhë ndryshimi i erës së trupit. Për këtë duhet të konsultoheni me një doktor.

Si ta eleminoni erën e keqe të trupit?

Zgjidhjet afatshkurtra:

– Qëndroni të pastër.

Larja rregullisht ndihmon në largimin e erës së keqe të trupit. Kini kujdes që të shkumoheni me sapun ose detergjent antibakterial në të gjithë trupin, por veçanërisht fokusohuni tek sqetullat dhe tek këmbët. Gratë duhet të bëjnë kujdes që të mos lajnë pjesët intime me sapun, por me detergjent me pH të balancuar.

-Qëndroni të thatë

-Vishni rrobat me copat e duhura. Disa materiale, p.sh. sintetiket nuk e thithin djerësn dhe mbajnë djersën të mbërthyer në të.

-Përdorni antiperspirantë. Antiperspirantët, ndryshe nga deodorantët, formojnë një bllok kundër djersitjes, duke përdorur lëndë të ndryshme kimike.

-Përdorni deodorant.

Zgjidhjet afatgjata:

-Hani shëndetshëm.  Ushqimet që duhet të konsumoni, që të largoni gradualisht erën e rëndë të trupit janë: vaji i ullirit, avokado, salmon, etj.

-Eleminoni stresin, si një nga shkaktarët kryesorë të erës së keqe të trupit.

-Provoni një detoksifikim.

Burimi: Pop Sugar

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?