Nga dhe si t’ia fillosh me meditimin? Një guidë për fillestarët

Nga dhe si t’ia fillosh me meditimin? Një guidë për fillestarët

Me siguri që keni dëgjuar për benefitet e meditimit dhe njihni të paktën dikë që e praktikton, por nuk dini nga t’ia filloni ose e keni provuar dhe thjesht nuk keni ndjerë se u bëtë pjesë e atij procesi. Doni të provoni përsëri? Ja se si të përgatiteni për meditim të suksesshëm: Përdorni një aplikacion: “Për këdo […]

Me siguri që keni dëgjuar për benefitet e meditimit dhe njihni të paktën dikë që e praktikton, por nuk dini nga t’ia filloni ose e keni provuar dhe thjesht nuk keni ndjerë se u bëtë pjesë e atij procesi. Doni të provoni përsëri? Ja se si të përgatiteni për meditim të suksesshëm:

Përdorni një aplikacion: “Për këdo që është i ri në meditim, unë rekomandoj që të fillojë me meditim të drejtuar”, thotë Nathalie Walton, eksperte e meditimit. Ka një mori opsionesh, nga Open and Expectful (nëse jeni shtatzënë), te Insight Timer, Headspace, Calm etj.

Filloni nga pak, por jini të qëndrueshëm: Ju nuk doni të ndiheni të mbingarkuar nga detyra që keni përpara. Kjo është arsyeja pse duhet të filloni me një meditim 5 ose 10 minuta. Pastaj, zgjidhni një kohë që funksionon me rutinën tuaj të përditshme dhe angazhohuni për tre javë. Pas kësaj, rivlerësoni dhe shikoni nëse doni të vazhdoni, të shtoni kohën etj.

Rehatohuni: Është më lehtë të zhvillosh një praktikë të qëndrueshme nëse të pëlqen të vish në “vendin tënd të meditimit”. Krijoni një ambient të këndshëm, komod dhe të thjeshtë – një cep tek i cili të shkoni me qejf.

Mos u shqetësoni për “të zbrazurit e mendjes”: Kjo nuk është diçka që mund ta bëni dhe mund të jetë zhgënjyese të përpiqeni të pastroni mendimet tuaja plotësisht. Qëllimi i meditimit është thjesht të vini re mendimet tuaja dhe t’i lini të largohen – të mos i fshini ato ose të mos përpiqeni t’i ndaloni të shfaqen. Lëreni të rrjedhë si një proces i natyrshëm.

Krijoni playlist-ën tuaj (listën tuaj muzikore): “Ndonjëherë është më lehtë të përfshiheni kur kemi dhe dimë çfarë të dëgjojmë. Bashkoni disa audio meditimi, tinguj natyre ose gjithçka që ju ndihmon të shkoni më thellë, më shpejt.

Merrni mbështetje: Punoni me një mentor ose mësues që mund t’ju udhëzojë në mënyrat më të sigurta dhe më mbështetëse për t’iu qasur meditimit personalisht. Nëse jeni një i mbijetuar i traumës ose përjetoni ankth të lartë për shembull, do të dëshironi të punoni me dikë që kupton se meditimet ulur mund të jenë të pakëndshme për ju. Ata do t’ju tregojnë opsione që ndoshta ndihen më mirë, si meditimi përmes ecjes apo diçka tjetër.

Mos harroni: S’ka asgjë të çuditshme nëse ju duket e vështirë. Meditimi nuk do të jetë gjithmonë i lehtë. Bëni durim me veten tuaj dhe vazhdoni përpara. Shihni sa më shumë video me mësues të ndryshëm, për të parë se çfarë funksionon dhe çfarë jo për ju.

Mos u dorëzoni: Ka aq shumë variacione të meditimit, sa është e sigurt se ekziston diçka që duket se është bërë enkas për ju.

Burimi: In Style

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?