E keni pyetur ndonjëherë veten pse s’ju zë dot gjumi në një vend të ri? Ja çfarë i ndodh trupit!

E keni pyetur ndonjëherë veten pse s’ju zë dot gjumi në një vend të ri? Ja çfarë i ndodh trupit!

Fenomeni që përjetoni kur do të flini në një vend të ri, por s’ju merr gjumi, njihet si “efekti i natës së parë” (first night effect – FNE). Ky efekt është i mirënjohur mes studiuesve të gjumit. Rezulton se kur flini në një vend të ri, të panjohur, truri juaj e njeh atë si një […]

Fenomeni që përjetoni kur do të flini në një vend të ri, por s’ju merr gjumi, njihet si “efekti i natës së parë” (first night effect – FNE). Ky efekt është i mirënjohur mes studiuesve të gjumit.

Rezulton se kur flini në një vend të ri, të panjohur, truri juaj e njeh atë si një mjedis potencialisht të rrezikshëm dhe nuk ju lejon të bini plotësisht në gjumë. Me fjalë të tjera, ne kemi vështirësi të flemë gjumë sepse, ashtu si delfinët, vetëm një hemisferë e trurit tonë pushon kur flemë në një vend të ri. Yuka Sasaki, një nga shkencëtarët e universitetit Brown, thotë se “truri ynë mund të ketë një sistem miniaturë të asaj që kanë balenat dhe delfinët”.

Një ekip shkencëtarësh nga universiteti Brown rekrutoi 35 vullnetarë të shëndetshëm: I ftoi ata të kalonin 2 netë në një laborator, me një javë hapësirë midis netëve dhe hulumtoi më pas aktivitetin e trurit.

Studiuesit gjetën një asimetri në thellësinë e gjumit midis pjesëve të majta dhe të djathta të trurit. Hemisfera e majtë nuk ishte në një gjendje gjumi aq të thellë sa ajo e djathtë dhe ishte më e prekshme dhe e ndjeshme ndaj tingujve të ndryshëm. Një javë më vonë, gjatë natës së dytë në laborator, thellësia e gjumit midis hemisferave ishte shumë më simetrike.

Edhe pse FNE, si fenomen, është mjaft interesant, mund të sjellë shumë telashe për ata që e përjetojnë vazhdimisht. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë probleme si mbipesha, presioni i lartë i gjakut ose diabeti – megjithatë, nuk është dhe kaq problematike sa duket. Studiuesit sugjerojnë  disa truke praktike që do t’ju ndihmojnë të kapërceni FNE dhe të flini mirë pa marrë parasysh se ku e kaloni natën. Qëllimi është ta bëni vendin të ngjajë me dhomën tuaj të gjumit.

– Sillni diçka të njohur: jastëkun tuaj, pizhamet tuaja të preferuara, ose një pije të nxehtë që bëni zakonisht para se të flini.
– Mbani rutinën tuaj të zakonshme të gjumit: përpiquni të shkoni në shtrat në të njëjtën kohë dhe të ndiqni ritualet e zakonshme rutinore që ndiqni në shtëpi.
– Mos mendoni se “oh jo si do më zërë gjumi”, por mendojeni si “sa me fat jam që kam mundësinë të fle këtu”.

Burimi: Healthline, Bright Side

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?