8 gjërat që nuk duhet t’i bëni KURRË në palestër!

8 gjërat që nuk duhet t’i bëni KURRË në palestër!

Për ta bërë përvojën e palestrës sa më të këndshme për veten dhe njerëzit përreth, kini parasysh këto 8 rregulla. 1. Mos i lini pajisjet “të djersitura” Nuk ka asgjë të keqe të djersiteni gjatë stërvites, fundja ky është qëllimi, por përdorimi i një peshqiri është pjesë e rëndësishme e “sjelljes së duhur” në palestër. […]

Për ta bërë përvojën e palestrës sa më të këndshme për veten dhe njerëzit përreth, kini parasysh këto 8 rregulla.

1. Mos i lini pajisjet “të djersitura”

8 gjërat që nuk duhet t'i bëni KURRË në

Nuk ka asgjë të keqe të djersiteni gjatë stërvites, fundja ky është qëllimi, por përdorimi i një peshqiri është pjesë e rëndësishme e “sjelljes së duhur” në palestër. Jo vetëm për të fshirë djersët tuaja, por edhe për të pastruar nga djersa, pajisjen që po përdornit. Mos harroni se shumica e pajisjeve janë të mbuluara me lëkurë, pra djersa qëndron. Mendojeni kështu: As ju s’do donit të gjenit djersën e dikujt tjetër në pajisjen ku do të stërviteni vetë.

2. Mos qëndroni kot tek pajisjet nëse s’po i përdorni

8 gjërat që nuk duhet t'i bëni KURRË në

Ndodh jo pak herë që dikush të ulet në një pajisje dhe të vazhdojë të dërgojë mesazhe me minuta të tëra, të bëjë selfie etj. Nëse je në palestër, je për t’u ushtruar. Nëse do të pushosh, atëherë lërja pajisjen dikujt që i duhet në atë moment.

3. Bisedat telefonike, e folura me zë të lartë

8 gjërat që nuk duhet t'i bëni KURRË në

Disa nga njerëzit më të bezdisshëm në palestër janë ata që kanë biseda shumë të gjata dhe me zë të lartë në telefonat e tyre gjatë një stërvitjeje. Lloje të tjera “acaruese” janë njerëzit që duan të dëgjojnë muzikën e tyre me volum aq të lartë sa dëgjohet dhe përtej kufjeve.

4. Pajisjet janë për të gjithë

8 gjërat që nuk duhet t'i bëni KURRË në

Mos qëndroni në një pajisje me orë e orë të tëra, sidomos nëse shihi se ka njerëz përreth që po presin ta përdorin gjithashtu.

5. Lënia e peshave kudo

8 gjërat që nuk duhet t'i bëni KURRË në

Një gjë tjetër që duhet të keni mësuar në fëmijëri është se nuk duhet të lini lodrat tuaja kudo. I njëjti rregull zbatohet në palestër: Vendosini peshat në vendet përkatëse dhe jo në tokë apo aty ku mbaruat stërvitjen.

6. Mos ushtroni presion tek përdoruesit e tjerë të palestrës

8 gjërat që nuk duhet t'i bëni KURRË në

Të përdorësh të njëjtën pajisje për 60 minuta është e tepërt, por edhe t’i ngulësh sytë dikujt me qëllimin për t’i thënë “Nxitooo”, nuk është normale.

7. Vonesat

8 gjërat që nuk duhet t'i bëni KURRË në

Respektoni oraret e vendosura të palestrës. Nuk ka rëndësi nëse është një grup fitnesi apo një seancë stërvitore me trajner personal. Kjo mund të jetë shpërqendruese për instruktorin dhe anëtarët e tjerë të klasës. Nëse keni mbërritur vonë, të paktën sigurohuni që ta ndërprisni orën e mësimit sa më pak të jetë e mundur.

8. Dhoma e zhveshjes së palestrës nuk është banjoja juaj personale

8 gjërat që nuk duhet t'i bëni KURRË në

Gjithmonë ka një person që parakalon i zhveshur nëpër dhomë duke i bërë të tjerët të ndihen në siklet dhe ka dhe nga ata që mendojnë se në tualetet e palestrës mund të bëhet gjithçka, edhe depilimi apo procese që marrin më shumë kohë. Respektoni të tjerët, kohën dhe privatësinë e tyre. Mbani në mend se dhoma e zhveshjes së palestrës nuk është banjoja juaj personale.

Burimi: Bright Side

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?