5 të vërteta të hidhura që shpesh nuk duam t’i pranojmë

5 të vërteta të hidhura që shpesh nuk duam t’i pranojmë

Fëmijëria, ishte një kohë kur të tjerët kujdeseshin për ju si njerëz të brishtë dhe të çmuar. Sot, mund të themi se gjërat kanë ndryshuar. Pra, kur rriteni gjërat nuk janë më njësoj. Me kalimin e kohës e kuptojmë se nuk ka njeri që të na shtyjë drejt suksesit, të mbështetemi tek dikush kur kemi […]

Fëmijëria, ishte një kohë kur të tjerët kujdeseshin për ju si njerëz të brishtë dhe të çmuar. Sot, mund të themi se gjërat kanë ndryshuar. Pra, kur rriteni gjërat nuk janë më njësoj. Me kalimin e kohës e kuptojmë se nuk ka njeri që të na shtyjë drejt suksesit, të mbështetemi tek dikush kur kemi nevojë dhe të na lavdërojnë kur kemi bërë diçka të mirë. Në fund të fundit, secili e di vetë se çfarë do të bëjë me jetën e tij.

Bright Side ka mbledhur disa të vërteta të thjeshta, por pak të trishta që të gjithë ne i neglizhojmë:

Nuk ka arsye të sakrifikoni veten për të tjerët

A e keni dëgjuar shprehjen, “Çdo gjë që bëj, e bëj për ty”? Si rregull kjo shprehje shoqërohet nga një përgjigje e ftohtë, “A të kërkova unë ta bëje këtë gjë?”

Le të bëhemi të sinqertë: Njerëzit rreth nesh nuk kanë nevojë për sakrificat tona. Shumicën e kohës ata ndihen në siklet dhe shqetësohen në situata të tilla. I vetmi përjashtim nga kjo situatë është sjellja e koduar – kur të dy njerëzit marrin kënaqësi nga një marrëdhënie e tillë. Pra, kur të dy sakrifikojnë për njëri-tjetrin.

Nuk do të merrni asnjëherë një medalje në punë

Është një shprehje që thotë se një kalë punoi shumë në fshat, por nuk u bë kurrë kreu i fshatit. Herët ose vonë ju do të përballeni me një të vërtetë të ngjashme të pakëndshme: shefi dhe kolegët tuaj do ta kuptojnë se jeni gati për të bërë çdo lloj pune. Dhe çfarë është më e keqja: Ndërkohë që ju po dëmtoni shëndetin tuaj duke vendosur presionin mbi veten, ata do jenë duke bërë thashetheme për kolegët teksa konsumojnë një kafe. Ndërkohë, ju po prisni që shefi juaj do t’ju thotë fjalë të mira, për punën e vështirë që keni bërë. Harrojeni këtë gjë!

Pamja ka rëndësi

Ju mund të flisni pafundësisht për atë botën e brendshme shumë të pasur dhe për bukurinë e shpirtit tuaj, mirëpo njerëzit ndonjëherë gjykojnë vetëm paraqitjen e jashtme. Nuk janë vetëm aftësitë profesionale të personave që ata vlerësojnë në intervistat e punës, por edhe pamjen e kandidatit, si dhe aftësinë e tyre për të komunikuar me njerëzit e tjerë.

Puna mbi të gjitha

Askush nuk duhet t’ju trajtojë mirë në punë sepse keni sy të bukur, keni 3 fëmijë, 4 kredi dhe një mama të sëmurë. Bosët gjithmonë do të jenë të interesuar për cilësinë e punës suaj. Nëse ju nuk sillni asnjë përfitim në kompaninë në të cilën punoni, përgatituni që të zëvendësiheni nga një person më energjik dhe më i zellshëm.

Mamaja juaj nuk ka gjithmonë të drejtë

Me kalimin e kohës, ne nuk i marrim më fjalët dhe sjelljet e prindërve si një e vërtetë e përjetshme. Ideologjia jonë e fëmijërisë zëvendësohet me të kuptuarit se një nënë dhe baba janë njerëz të zakonshëm që kanë disavantazhet, zakonet e këqija dhe mendimet që nuk janë gjithmonë të mençura dhe të vërteta. Duke e menduar këtë gjë, fëmijët jo gjithmonë do të bien dakord me prindërit. Ka edhe ndonjë moment të jetës, që fëmijët mund të zhgënjehen nga prindërit.

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?