5 pyetje që duhet t’i bëni vetes para se të njihni dikë online

5 pyetje që duhet t’i bëni vetes para se të njihni dikë online

Njohjet online. Gjëja më e shpeshtë që kemi bërë gjatë karantinës dhe ndoshta e vetmja mënyrë për të njohur dikë. Kur filloni të flisni me dikë online, me siguri nuk mendoheni shumë para dhe kryesisht arsyet pse njerëzit zgjedhin njohjet virtuale janë si më poshtë: 1. “Isha i mërzitur dhe doja të kaloja kohën.” 2. […]

Njohjet online. Gjëja më e shpeshtë që kemi bërë gjatë karantinës dhe ndoshta e vetmja mënyrë për të njohur dikë. Kur filloni të flisni me dikë online, me siguri nuk mendoheni shumë para dhe kryesisht arsyet pse njerëzit zgjedhin njohjet virtuale janë si më poshtë:

1. “Isha i mërzitur dhe doja të kaloja kohën.”

2. “Ndihesha vetëm.”

3. “Doja seks.”

4.”Më hapi shoku/shoqja një llogari dhe s’kisha zgjidhje tjetër.”

Ok, të gjithë qëndrojnë, por në fakt para se të nisni njohjen me dikë online duhet t’i bëni vetes 5 pyetje për t’u siguruar që vërtet jeni gati për një njeri të ri në jetë!

1. A dua ta bëj këtë?

Duket si pyetje bazike, por s’është. Zakonisht njerëzit hapin profile për t’u njohur me dikë vetëm prej presionit shoqëror apo nga frika e vetmisë. Çfarë duhet të bëni është të fokusoheni tek vetja dhe të kuptoni çfarë doni realisht. Vetëm kështu mund të përballeni me frikërat dhe të çliroheni prej tyre.

2. Si kanë qenë dhe si jam sjellë në lidhjet e mëparshme?

Kjo është një tjetër pyetje shumë e rëndësishme për t’ja bërë vetes. Nëse marrëdhënia e mëparshme ka qenë serioze ose traumatike, është shumë e rëndësishme të keni marrë kohën e duhur për t’u shëruar. Mos u përpiqni ta përshpejtoni procesin. Njerëzit shpesh hidhen drejt një njohjeje online sapo marrëdhënia përfundon, duke harruar që kjo jo vetëm nuk do t’i shërojë plagët, por do të përfshijnë në lëndim edhe njerëz të tjerë.

3. Çfarë po kërkoj unë?

Do thjesht një aventurë? Po kërkon për dikë që do lidhje të qëndrueshme apo vetëm seks? Eshtë e rëndësishme ta ndash me veten për të qenë i qartë edhe me të tjerët.

4. A kam kohë për ta bërë këtë?

Edhe njohjet online kërkojnë kohë dhe përkushtim. Edhe nëse s’jeni takuar kurrë. Pyeteni veten nëse keni kohë mjaftueshëm për të folur rregullisht dhe për t’u sjellë siç duhet.

5. Çfarë mund t’i ofroj unë dikujt tjetër?

Ne kemi tendencën vetëm të presim nga dikush tjetër dhe shpesh harrojmë të pyesim çfarë japim. Nëse po kërkoni një marrëdhënie intensive të bazuar në sinqeritet duhet të përfshini ndjeshmërinë tuaj, vëmendjen dhe çiltërsinë. Nëse doni aventurë, jepni gjithë energjinë dhe humorin e mirë.

Burimi: Psychology Today

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?