Pse nuk duhet ngrënë mjalti me lugë metali? Mësoni të vërtetën e ekspertëve

Pse nuk duhet ngrënë mjalti me lugë metali? Mësoni të vërtetën e ekspertëve

Këtë ndoshta nuk e dinit, por ka ekspertë që besojnë se disa enzima mirëbërëse tek mjalti shkatërrohen nga kontakti me bakrin dhe hekurin. Madje këto metale mund të prodhojnë edhe disa kripëra toksike të dëmshme. Ndaj ata janë kundër përdorimit të lugëve metalike për mjaltin. Në këtë mënyrë shmanget ndryshimi i shijes apo transferimi i […]

Këtë ndoshta nuk e dinit, por ka ekspertë që besojnë se disa enzima mirëbërëse tek mjalti shkatërrohen nga kontakti me bakrin dhe hekurin. Madje këto metale mund të prodhojnë edhe disa kripëra toksike të dëmshme.

Ndaj ata janë kundër përdorimit të lugëve metalike për mjaltin. Në këtë mënyrë shmanget ndryshimi i shijes apo transferimi i substancave të padëshiruara metalike.

Ky paralajmërim i beftë ngjall habi për vetë faktin se shumica e bletërritësve përdorin mjete inoksi. Kjo që do të thotë se kontakti minimal mes mjaltit dhe lugëve metalike ka shumë pak gjasa të shkaktojë probleme.

Mjetet metalike të përftimit të mjaltit nga bletërritësit janë të inoksiduara, prandaj problemi nuk ekziston në prodhim.

Të gjithë mund të biem dakord se lugët e drurit janë më të mirat në kuzhinë, por ngrënia e mjaltit me një lugë inoksi, porcelani, qeramike apo plastike nuk duhet t’ju shqetësojë.

Megjithatë, jo të gjitha mjetet e kuzhinës janë inoksi ndaj nëse në etiketën e tyre nuk lexohet një gjë e tillë, atëherë më mirë mos e përdorni për mjaltin.

Nëse keni lugë ose pirunj, sipërfaqja e të cilave ka çarje dhe gërvishjte, këto nuk duhet t’i përdorni për mjaltin, madje për asnjë ushqim tjetër. Të vetmet metale të cilët nuk kanë asnjë lloj problemi me mjaltin janë ari dhe argjendi i pastër.

Nëse pjesa e pasme e dorezës së lugëve, pirunjve dhe thikave tuaja shkruan ‘Stainless Steel’ tregon se metali i përdorur është material inoksi.

Ruajtja e mjaltit
Një tjetër aspekt i rëndësishëm ndaj të cilit duhet të tregojmë kujdes është mënyra se si duhet ruajtur mjalti.

Mjalti duhet ruajtur në kavanozë qelqi të mbyllur mirë ose plastikë të një cilësie të lartë.

Kavanozët duhen mbajtur në një vend të errët dhe larg dritës së diellit. Moti i ftohtë dhe ruajtja në kushte frigoriferike mund ta kristalizojë dhe forcojë mjaltin. Rrjedhimisht kjo mënyrë ruajtje mund të shkaktojë humbjen e shijes dhe errësim të ngjyrës.

Klima e ngrohtë dhe kushtet e ambientit ku e ruani mjaltin mund të kenë ndikim të ndjeshëm në ngjyrën e tij.

Mjalti mund të marrë një ngjyrë më të errët dhe mund të bëhet më i hollë, duke u rikthyer në gjendjen fillestare të lëngut. Mjalti që forcohet mund të kthehet në gjendjen e mëparshme duke e futur në një enë me ujë të ngrohtë.

Por duhet të siguroheni që temperatura e ujit të mos i kalojë 35-37 Gradë Celsius. Parimisht, mjalti duhet ngrohur që të zbutet dhe ftohur që të trashet.

Një tjetër këshillë që AgroWeb.org dëshiron të ndajë me ju ka të bëjë me ruajtjen e mjaltit në kuzhinë. Mos e vendosni në dritare, pranë sobës ose në raftet sipër vendit të gatimit. Kjo për faktin se temperaturat e larta e zhveshin mjaltin nga shija karakteristike./AW/

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?