Aroma ‘e rëndë’, e pakëndshme e trupit: Nga shkaktohet dhe si ta parandaloni

Aroma ‘e rëndë’, e pakëndshme e trupit: Nga shkaktohet dhe si ta parandaloni

Era (e pakëndshme) e trupit ndodh kur djersa takon bakteret në sipërfaqen e lëkurës tuaj, duke krijuar një aromë të pakëndshme. Djersitja është mënyra e trupit për rregullimin e temperaturës. Ndërsa djersa në vetvete është praktikisht pa erë, bakteret e përdorin atë si një terren shumimi dhe shumohen me shpejtësi. Një fjalë tjetër për erën e trupit është “bromhidrosis”. Shkaqet […]

Era (e pakëndshme) e trupit ndodh kur djersa takon bakteret në sipërfaqen e lëkurës tuaj, duke krijuar një aromë të pakëndshme. Djersitja është mënyra e trupit për rregullimin e temperaturës. Ndërsa djersa në vetvete është praktikisht pa erë, bakteret e përdorin atë si një terren shumimi dhe shumohen me shpejtësi. Një fjalë tjetër për erën e trupit është “bromhidrosis”.

Shkaqet

Era e rëndë e trupit fillon në pubertet për shkak të rritjes së hormoneve të quajtura androgjene. Këto hormone nuk janë aktive deri në pubertet. Kjo është arsyeja pse këto aroma s’janë problem kur jeni fëmijë. Era e pakëndshme e trupit mund të ndikohet nga disa faktorë si:

– Të ushtruarit shumë intensivisht

– Moti i nxehtë/vapa

– Të qenit mbipeshë

– Ndryshimet në hormone

– Disa kushte shëndetësore, si diabeti, sëmundja e mëlçisë ose sëmundja e veshkave

– Disa ilaçe, si ilaçet kundër depresionit

– Dieta: Disa ushqime me yndyrë, vajra ose ushqime me erë të fortë si hudhra, qepët etj.

Larja e plotë e lëkurës me një leckë të lagur dhe sapun – veçanërisht në ato zona të prirura për djersitje – mund të ndihmojë në parandalimin e aromës së trupit. Zonat më të prirura janë zakonisht sqetullat, por edhe këmbët, zona e anusit etj.

Parandalimi – Gjithçka që mund të provoni

– Aplikimi i një anti-djerse para gjumit. Kjo i jep produktit një shans për të punuar ndërkohë që flini dhe nuk djersiteni.

– Nëse djersa nga stërvitja është arsyeja kryesore e erës së rëndë të trupit, lani shpesh rrobat e stërvitjes. Janë terren kryesor për shumimin e baktereve.

– Bëni një banjë ose dush çdo ditë.

– Lani rrobat rregullisht dhe sigurohuni që të vishni rroba të pastra.

– Depiloni rregullisht sqetullat.

– Mbajini sqetullat e thata, për shembull me një pudër bebi. Bakteret e kanë të vështirë të shumohen në zona të thata të trupit.

Nëse keni djersitje të tepruar (e quajtur hiperhidrozë), flisni me mjekun tuaj.

Burimi: Healthline

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?