Shkaktarët e akneve të fytyrës që nuk e keni ditur që mund të jenë fajtorë

Shkaktarët e akneve të fytyrës që nuk e keni ditur që mund të jenë fajtorë

Jeni mbushur papritur me akne në fytyrë? Këto 7 objekte mund të jenë fajtorët kryesorë. E dini se disa sende ose produkte të jetës së përditshme mund të jenë shkaktare të puçrrave ose t’i përkeqësojnë ato? Lexoni për t’i mësuar: Telefonat celularë Ne nuk mund të jetojmë pa telefonat tanë pranë, por duhet të dimë […]

Jeni mbushur papritur me akne në fytyrë? Këto 7 objekte mund të jenë fajtorët kryesorë.

E dini se disa sende ose produkte të jetës së përditshme mund të jenë shkaktare të puçrrave ose t’i përkeqësojnë ato? Lexoni për t’i mësuar:

Telefonat celularë

Ne nuk mund të jetojmë pa telefonat tanë pranë, por duhet të dimë që ata mbartin më shumë mikrobe se sa tualeti pasi mbajnë djersën e duarve, pluhurin përreth, etj. Kështu që mbajeni telefonin larg faqeve tuaja dhe pastrojeni shpesh me leckë të pastër. Kur doni të bëni biseda të gjata, përdorni kufjet, shkruan “IconStyle”.

Syzet

Syzet optike dhe syzet e diellit janë të ekspozuara gjatë gjithë kohës ndaj djersës, pluhurit dhe rrezeve të diellit–dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me lëkurën tuaj. Kështu që nëse keni puçrra në zonën e hundës dhe vetullave, mund të jetë mungesa e pastërtisë së syzeve. Mbani me vete një solucion për të pastruar xhamat dhe skeletet rregullisht.

Furçat e vjetra të make up-it

E dini tashmë që furçat e vjetra të makeup-it mund të shkaktojnë puçrra dhe infeksione të lëkurës. Ndërrojini ato çdo vit dhe pastrojini para çdo përdorimi.

Flokët dhe produktet e flokëve

Flokët në fytyrë, sidomos kur keni dhe baluke, shndërrohen në një burim aknesh. Mbajini larg nga fytyra, pasi mbajnë shumë pluhur dhe zbokth. Dhe jo vetëm flokët, edhe disa produkte për flokë irritojnë lëkurën dhe shkaktojnë akne, kështu që kujdesuni që kur t’i aplikoni të mos bien në kontakt me lëkurën.

Produktet johigjienike të salloneve

Kur estetisti juaj përdor produkte që nuk janë të pastruara ose kanë shumë kimikate, ju mund të përfundoni me një reaksion në fytyrë. Sigurohuni që ai higjienizon produktet dhe veglat para përdorimit.

Jastëku

Jastëku është në kontakt të vazhdueshëm me fytyrën ndërsa flini dhe duhet të siguroheni t’i ndërroni shpesh këllëfët pasi mund të dëmtojnë lëkurën tuaj dhe të shkaktojnë ndonjë puçërr.

Parfumi

Parfumi mund të ketë disa përbërës që irritojnë lëkurën tuaj. Edhe pse mund të mos ketë efekte në lëkurën e trupit, lëkura e fytyrës është më e ndjeshme, prandaj mund të shkaktojë puçrra pranë mjekrës ose në zonën e nofullave. Është mirë ta testoni parfumin tuaj para se ta blini.

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?