Kujdesi intim është më i thjeshtë nga sa mendoni, ndaj kini parasysh këto këshilla

Kujdesi intim është më i thjeshtë nga sa mendoni, ndaj kini parasysh këto këshilla

Zona intime e çdo femre është një ekosistem unik, ku banojnë mbi 100 lloje mikroorganizmash. Kujdesi për të është shumë i rëndësishëm, ndaj ne kemi disa këshilla të thjeshta që çdo vajzë e grua duhet t’i ketë parasysh. Asnjëherë mos përdorni sapun të zakonshëm apo shampo trupi për pastrimin e pjesëve intime. Ato nuk janë […]

Zona intime e çdo femre është një ekosistem unik, ku banojnë mbi 100 lloje mikroorganizmash. Kujdesi për të është shumë i rëndësishëm, ndaj ne kemi disa këshilla të thjeshta që çdo vajzë e grua duhet t’i ketë parasysh.

Asnjëherë mos përdorni sapun të zakonshëm apo shampo trupi për pastrimin e pjesëve intime. Ato nuk janë formuluar për të ruajtur ekuilibrin acid në mjedisin vaginal. Është mirë të përdoren produkte specifike, të cilat përmbajnë acid laktik apo përbërës të tjerë aktivë, të cilët mbështesin mbrojtjen natyrale në këtë ambient.

Përdorni xhel intim apo shkumën intime të paktën një herë në ditë, ndërsa gjatë ciklit menstrual apo gjatë shtatzënisë, kujdesuni që ta përdorni disa herë në ditë.

Lani vetëm pjesën e jashtme të organit gjenital. Vagina ka aftësinë të vet pastrohet, kështu që mundohuni të shmangni dushin vaginal.

Pas larjes përdorni një peshqir të butë vetjak, të cilin është mirë ta ndërroni çdo 3-4 ditë.

Mos përdorni sfungjerët për pastrimin e pjesëve delikate. Ato mbajnë mikroorganizma, të cilat rrisin rrezikun për inflamacione.

Pas përdorimit të tualetit, tentoni të fshiheni para-mbrapa në mënyrë që të shmangni transferimin e baktereve nga rektumi drejt vaginës dhe uretres.

Bëni dezinfektim të rregullt të tualetit në shtëpinë tuaj apo mjedisin ku punoni dhe mundohuni të shmangni tualetet publike, ose vendosni pecetë higjienike në tualet përpara përdorimit.

Bëni kujdes kur zgjidhni pecetat higjienike që përdorni gjatë menstruacioneve apo tamponët. Studime të shumta kanë treguar se një numër i madh produktesh në treg, përmbajnë substanca të dëmshme për shëndetin.

Ndërrojini pecetat higjienike çdo 2-4 orë, ndërsa tamponët çdo 3 orë.

Shmangni notin dhe larjen në vaskë gjatë ciklit menstrual.

Bëni kujdes jo vetëm me shëndetin tuaj intim, por edhe të partnerit. Gjithnjë bëni dush përpara dhe pas marrëdhënieve seksuale.

Bëni kujdes për lodrat seksuale pasi nuk janë të përshtatshme për një higjienë të mirë intime.

Vishni mbathje të përshtatshme të përbëra nga fibra natyrale, pasi fibrat sintetike rrisin lagështinë dhe temperaturën, duke favorizuar kolonizimin me baktere të dëmshme.

Gjatë kohës që jeni në plazh është mirë të thani kostumin e banjës sa më shpejtë, ose ta ndërroni atë, pasi mjedisi i lagësht është shumë i përshtatshëm për jetesën e mikroorganizmave të dëmshëm.

Bëni kujdes, pasi shumica e gjinekologëve nuk rekomandojnë përdorimin e deodorantit intim dhe pudrës.

Bëni kujdes kur hiqni qimet publike, pasi zona delikate bëhet më favorizuese për infeksione.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar