Je e dashuruar me një burrë të martuar? 13 të vërteta që duhet t’i pranosh

Je e dashuruar me një burrë të martuar? 13 të vërteta që duhet t’i pranosh

Nëse jeni e dashuruar me një burrë të martuar, me siguri po përjetoni shumë emocione konfliktuale tani. Shpeshherë, të qenit i dashuruar nuk do të thotë të jesh i lumtur. Mund të keni momente momente të bukura në marrëdhënien tuaj, por shumë shpejt ju ktheheni përsëri në realitet, dhe kujtoni se në fund të fundit, […]

Nëse jeni e dashuruar me një burrë të martuar, me siguri po përjetoni shumë emocione konfliktuale tani.

Shpeshherë, të qenit i dashuruar nuk do të thotë të jesh i lumtur. Mund të keni momente momente të bukura në marrëdhënien tuaj, por shumë shpejt ju ktheheni përsëri në realitet, dhe kujtoni se në fund të fundit, ai është i martuar.

Sapo e keni gjetur veten në këtë situatë dhe tani nuk dini çfarë të bëni?!

Sigurisht, asnjë marrëdhënie midis dy personave nuk është kurrë e njëjtë me çdo tjetër.

Marrëdhënia që keni me këtë burrë dhe marrëdhënia që ai ka me gruan e tij janë të dyja unike dhe është e vështirë për këdo që ta kuptojë nga një vështrim i jashtëm, kështu që është e vështirë të japësh këshilla gjenerike në situata si këto.

Por ka disa të vërteta të vështira që ndoshta duhet të dëgjoni, pavarësisht rrethanave në të cilat ndodheni.

  • Duhet të siguroheni përpara se t’i besoni vërtet

Nëse një burrë që është në një martesë monogame ka një lidhje, rrjedhimish atij i duhet të gënjejë gjithë kohën, kështu që padyshim që ai është i aftë të mashtrojë.

Nëse ai do të linte ndonjëherë gruan e tij për ty, nuk ke asnjë garanci që ai do të bëj të njejtën gjë edhe me ty pas disa vitesh.

  • Mund të mos jesh e vetmja

Nëse ai duket se nuk ka ndonjë qëllim të vërtetë për të lënë gruan e tij për ju, kini parasysh që ndoshta nuk jeni lidhja e vetme e tij, jashtëmartesore. megjithëse kjo do të përfshinte disa aftësi serioze organizative nga ana e tij.

Pavarësisht se sa të veçantë të bën të ndihesh apo sa E dashuruar me këtë burrë të martuaR, kurrë nuk mund ta dish vërtet nëse je vetëm një në një radhë të gjatë.

  • Ju nuk duhet të rrini ulur duke pritur

Mendoni për marrëdhënien tuaj me këtë njeri deri më tani. Koha juaj kalon duke pritur. Ju jeni duke pritur mesazhet e tij, jeni duke pritur në një vend të fshehtë, jeni duke pritur derisa ai të gënjej gruan e tij, e shumë pritje të tjera.

Po e shkurtoni kohën tuaj duke pritur që ai të telefonojë, kur mund të jeni duke jetuar.

  • Ju nuk jeni përparësia e tij

Pavarësisht se sa ai mund të përpiqet t’ju bindë të kundërtën, nëse jeni ‘gruaja tjetër’, ju nuk jeni numri një në listën e tij të përparësive. Gruaja e tij është, dhe, nëse ai ka fëmijë, ata janë.

  • Mënyra se si ai flet për gruan e tij mund t’ju tregojë shumë

A është ai i respektueshëm kur flet për gruan e tij? Nëse jo, si mund të besoni se ai ju respekton vërtet?

  • Ai ndoshta nuk do të largohet nga gruaja e tij

Shumë pak burra të martuar në të vërtetë përfundojnë duke lënë gratë e tyre për të dashurat, dhe shanset janë që ju të mos jeni përjashtimi që provon rregullin.

Divorci është një çështje shumë e madhe dhe ka shumë gjëra që do ta mbajnë atë në një martesë, pa marrë parasysh sa i palumtur pretendon të jetë në të.

  • Ju e shijoni “sfidën” e tij

Kjo mund të jetë e vështirë ta pranosh para vetes, por marrëdhëniet e rrezikshme konsiderohen si mjaft seksi.

  • Nëse ka fëmijë të përfshirë, ju jeni duke luajtur me zjarrin

Nëse burri i martuar me të cilin jeni dashuruar ka fëmijë me gruan e tij, ju e keni futur veten në një situatë tepër komplekse.

Nëse ai do të linte gruan e tij për ju, kjo do të ndikonte seriozisht në marrëdhënien e tij me fëmijët.

Nëse e dinë që babai i tyre e la nënën e tyre për ty, nuk ka të ngjarë të shkojnë mirë me ty, gjë që do të krijonte ndonjë ‘fërkim’ serioz midis teje dhe tij.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar