Çfarë fshihet pas fustanit? Simbolika e veshjes së Meghan Markle në intervistën me Oprah Winfrey

Çfarë fshihet pas fustanit? Simbolika e veshjes së Meghan Markle në intervistën me Oprah Winfrey

Me siguri, edhe ju nuk keni menduar që Meghan Markle do të vishte një fustan bazik për një prej intervistave më të rëndësishme të jetës së saj, pas daljes nga familja mbretërore, apo jo? Për intervistën e shumëpërfolur me Oprah Winfrey, e cila u transmetua të dielën, Dukesha e Sussex-it zgjodhi një fustan simbolik, përmes […]

Me siguri, edhe ju nuk keni menduar që Meghan Markle do të vishte një fustan bazik për një prej intervistave më të rëndësishme të jetës së saj, pas daljes nga familja mbretërore, apo jo? Për intervistën e shumëpërfolur me Oprah Winfrey, e cila u transmetua të dielën, Dukesha e Sussex-it zgjodhi një fustan simbolik, përmes të cilit ka dërguar një mesazh shumë të rëndësishëm për mijëra shikues që ishin gati për të ndjekur çdo copëz të rrëfimit të saj dhe Princit Harry.

Meghan zgjodhi një fustan të zi mëndafshi nga Giorgio Armani, me një rrip në bel, mëngë të gjata dhe me disa zambakë të bardhë të qëndisur në anën e djathtë. Sipas revistës “Town & Country”, zambakët e ujit përfaqësojnë rilindje dhe çlirim shpirtëror. Zambakët e ujit “mund të lulëzojnë, pavarësisht kushteve sfiduese në dukje”.

Megjithëse këto lule kanë tendencë të rriten më shumë në hapësira me ujëra të errëta, ato lulëzojnë gjithmonë duke i bërë të gjithë njerëzit që t’i admirojnë.

Është e dukshme që ekzistojnë paralele të dukshme midis jetës së Meghan, në përpjekje për t’u larguar nga familja mbretërore. Siç tha ajo, është ndier gjithmonë nën presionin toksik britanik të mediave, por edhe të familjes mbretërore, derisa vendosi të përballej me sfidat dhe të hiqte dorë përfundimisht nga ai status.

Dëshira e Meghan për ta përcjellë simbolikën e këtij fustani nuk u ndal me kaq, megjithatë ajo e kombinoi fustanin e saj të Armani-t me një byzylyk diamanti, që dikur i përkiste Princeshës Diana. Kjo mund të ketë qenë mënyra e saj delikate për të provokuar edhe ngacmimet e ashpra nga shtypi britanik për vjehrrën e saj të ndjerë.

Fustani i Meghan vijon të jetë ende në gjendje në internet dhe kushton plot 4700 dollarë.

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?