Ç’duhet të dini rreth zgjerimit të vaginës

Ç’duhet të dini rreth zgjerimit të vaginës

Muskujt elastikë të vaginës mund të hapen dhe kthehen sërish në formën e tyre të zakonshme. Me kalimin e moshës dhe pas lindjeve, muskujt e vaginës mund ta humbasin paksa forcën e tyre. Gjithsesi, pavarësisht miteve që ekzistojnë, seksi nuk ka një ndikim të përhershëm në këtë ndryshim vaginal. Janë muskujt që rrethojnë vaginën ato […]

Muskujt elastikë të vaginës mund të hapen dhe kthehen sërish në formën e tyre të zakonshme. Me kalimin e moshës dhe pas lindjeve, muskujt e vaginës mund ta humbasin paksa forcën e tyre. Gjithsesi, pavarësisht miteve që ekzistojnë, seksi nuk ka një ndikim të përhershëm në këtë ndryshim vaginal.

Janë muskujt që rrethojnë vaginën ato të cilat pasi dobësohen, shkaktojnë atë që shpesh përshkruhet si “zgjerim i vaginës”. Pse ndodh kjo dhe si mund ta reduktojmë?

1. Seksi

Gjatë aktit seksual, muskujt e vaginës relaksohen dhe kjo mundëson penetrimin. Relaksimi i muskujve ndodh ngadalë, prandaj thuhet që paraloja është i rëndësishëm po aq sa vetë seksi. Pas tij, vagina rikthehet në formën që kishte. Edhe pse ka mite që thonë se aktiviteti seksual ndikon në zgjerimin e vaginës me kalimin e kohës, deri tani nuk ka asnjë provë për këtë.

Dy trupa nuk janë kurrë njësoj dhe seksi me një partner të ri mund të japë ndjesi të tjera, prandaj kur provoni një pozicion tjetër mund të përjetoni ndjesinë e ngushtimit ose zgjerimit të vaginës.

2. Lindja

Pas lindjes së një fëmije, trupi pëson ndryshime të mëdha. Këtu përfshihen: këmbë të fryra, humbje ose shtim në peshë, ndryshim në madhësinë apo formën e gjoksit, shtim strijash apo ndryshime në vaginë.

Gjatë lindjes natyrale, muskujt e vaginës hapen. Ky lloj zgjerimi kërkon kohë për t’u kthyer në gjendjen fillestare dhe për një kohë të gjatë, do t’ju shoqërojë ndjesia e ndryshimit të vaginës. Shumë gra tregojnë se forma dhe elasticiteti i vaginës së tyre ka ndryshuar pas lindjeve- në këtë rast, ato ndjejnë më pak kënaqësi gjatë seksit, por kjo s’do të thotë se nuk rikuperohet.

Ndryshimet e trupit janë më të dukshme tek gratë që kanë lindur pas të 30-ve. Trupi i grave më të reja në moshë i kthehet gjendjes së mëparshme brenda një kohë të shkurtër.

Plakja

Me kalimin e viteve, trupi nis procesin natyral të plakjes. Lëkura dhe muskujt e humbasin elasticitetin, bëhen më pak të fortë dhe të tendosur- gjë që shpejgon pse shumë gra ndjejnë zgjerimin e vaginës. Gjatë menopauzës, nivelet e estrogjenit bien. Kjo shkakton një vaginë të thatë dhe më pak elastike. Seksi i rregullt gjatë menopauzës mund t’ju ndihmojë në reduktimin e këtij zgjerimi.

A mund të trajtohet një “vaginë e zgjeruar”?

Ka ushtrime fizike të cilat ndihmojnë në forcimin e muskujve që gjenden përreth vaginës. Këgels janë ushtrimet më të rekomandueshme, por duhen bërë duke patur parasysh hapat më poshtë:

Ç'duhet të dini rreth zgjerimit të vaginës

1. Fillimisht gjeni muskujt e duhur.

Kur urinoni, përpiquni të ndaloni për pak rrjedhjen e urinës. Bëni kujdes pasi nëse i bëni në mënyrë të rregullt, mund të dëmtoni fshikzën.

2. Gjeni kohën e duhur:

Zgjidhni një moment kur muskujt vaginalë janë të relaksuar dhe përqëndrohuni duke prekur lehtësisht muskujt e pjesës së legenit.

3. Qëndro:

Sapo ta ndjeni që jeni përqëndruar tek ata muskuj, qëndroni në atë pozicion për 10 sekonda.

4. Çlirohu!

Çliro muskujt për 3 sekonda të tjera.

5. Përsërite ushtrimin 10 herë dhe kushtojini vëmendje frymëmarrjes.

Pjesa tjetër e trupit duhet të jetë e shlodhur. E mira është të bëni 2-3 sete me ushtrimet Kegels gjatë ditës dhe brenda 6 muajve mund të ndjeni ndryshimet e para.

Një tjetër opsion është ndërhyrja kirurgjikale, por rekomandohet në kushte kur vagina apo mitra ka ndryshuar pozicionin fillestar dhe nis të shkaktojë dhimbje apo parehati. Deri më tani, nuk ka asnjë medikament apo kremra të provuar shkencërisht që ndikojnë në ngushtimin e vaginës.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar