Ca gjëra të rëndësishme që burrat duhet të dinë rreth periodave

Ca gjëra të rëndësishme që burrat duhet të dinë rreth periodave

Periodat! Mund të keni dëgjuar shumë diskutime gjatë ditëve të fundit, por ka shumë gjëra që burrat ndoshta nuk i dinë ende rreth tyre. Duke qenë kështu s’na kuptojnë dhe si përfundim hera herës krijohen situata që mund të ishin shmangur…Ç’duhet të dinë burrat rreth menstruacioneve? Simptomat paramenstruale janë të vërteta. Shumë të vërteta! Nuk […]

Periodat! Mund të keni dëgjuar shumë diskutime gjatë ditëve të fundit, por ka shumë gjëra që burrat ndoshta nuk i dinë ende rreth tyre. Duke qenë kështu s’na kuptojnë dhe si përfundim hera herës krijohen situata që mund të ishin shmangur…Ç’duhet të dinë burrat rreth menstruacioneve?

Simptomat paramenstruale janë të vërteta.

Shumë të vërteta! Nuk është thjesht një legjendë urbane e hiperbolizuar nga filmat: përpara periodave ka dhimbje, këputje, fryrje gjoksi etj. etj.

Po, na hahet shumë çokollatë.

Kjo do të thotë se me shumë gjasa, jam në fazë periodash.

Mund të bëni diçka për të na ndihmuar.

Mjafton të pyesni me çfarë mund të na ndihmoni dhe të shkoni ta merrni! Ose të na bëni masazh. Çfarëdo të jetë, sado e vogël të jetë, do të thotë shumë për ne! Do t’ju jemi shumë mirënjohëse pasi të na kenë kaluar nervat.

Menstruacione do të thotë edhe kosto.

Mendoni pak që një herë në muaj, të duhet të shpenzosh për tampone, peceta apo ilaçe kundër dhimbjes.

Fakti që ne qajmë gjatë periodave, nuk do të thotë se jemi “nervoze”, “të paqëndrueshme”, “të llastuara”.

Do të thotë se hormonet tonë bërtasin për ndihmë; trupi ynë u nënshtrohet çdo muaji një ndryshimi drastik hormonal të cilin nëse nuk e provoni, s’keni si ta kuptoni!

Nuk është e thjeshtë të menaxhosh hemoragjinë

Duhet të ndërrosh pecetën çdo dy orë, të kontrollohesh vazhdimisht nëpër pasqyra mos ke ndonjë njollë, të kujdesesh që të mos zgjedhësh rroba ku njolla bëhet më e dukshme….dhe të duket tërë kohën sikur njerëzit pot ë shohin sepse mund të jesh “bërë pis”.

Nuk mund t’i kontrollosh nepset!

Të ngrënit shëndetshëm nuk është diçka e mundshme nëse je me perioda. Trupi ka nevojë për shumë, shumë ushqim për të rikuperuar energji. Në djall dieta!

Menstruacionet janë stresi i verës.

Duhet të planifikojmë edhe datat kur do të shkojmë në plazh, që të përkojnë me periudhën pas ikjes së periodave, por jo në kohën përpara se të vijnë. Shkurt, është një konfuzion mes datave të ciklit, lejes së punës, dhe lejes së punës së shoqërisë.

Na vjen kaq shumë gjumë!

Periodat na shkaktojnë këputje, dhe s’na bëhet asnjëlloj gjëje tjetër përveçse të rrimë dhe të flemë.

Burimi: Cosmopolitan

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?