Rregullat e arta të dekorimit – si ta bëni shtëpinë të duket më e madhe

Rregullat e arta të dekorimit – si ta bëni shtëpinë të duket më e madhe

Të pasurit një shtëpi të madhe me hapësirën e duhur për të gjithë anëtarët e familjes është ëndërr e secilit prej nesh. Por mes ëndrrës dhe realitetit, njeriu mjaftohet me atë shtëpi që mund të përballojë financiarisht. Edhe nëse shtëpia që keni zgjedhur mund të jetë e vogël, me truket e duhura ju mund t’i […]

Të pasurit një shtëpi të madhe me hapësirën e duhur për të gjithë anëtarët e familjes është ëndërr e secilit prej nesh. Por mes ëndrrës dhe realitetit, njeriu mjaftohet me atë shtëpi që mund të përballojë financiarisht.

Edhe nëse shtëpia që keni zgjedhur mund të jetë e vogël, me truket e duhura ju mund t’i jepni asaj dhe vetes një hapësirë më të bollshme. Ekspertët e AgroWeb.org ofrojnë këshillat e mëposhtme që të bëni shtëpinë tuaj të duket më e madhe.

Zgjidhni ngjyra të çelëta

Sipas ekspertëve ngjyra me të cilën do të lyeni shtëpinë luan një rol domethënës në krijimin e idesë së një hapësire të madhe ose të vogël. Nëse dëshironi që shtëpia të duket më e madhe jepini dritë asaj duke zgjedhur ngjyra të çelëta e të hapura. Mobiljet dhe tapiceritë gjithashtu duhet të kenë ngjyra të çelëta.

Ndriçimi

Arkitektët sugjerojnë zbatimin e rregullit të artë të ndriçimit, që ka të bëjë me vendosjen e tre burimeve të ndriçimit në çdo dhomë. Kësisoj, ato do të krijojnë një hapësirë drite që vizualisht do të duket sikur ka zmadhuar hapësirën e dhomës. Trekëndëshi i dritës do ta bëjë shtëpinë të duket më e madhe nga sa është.

Transparenca

Ekspertët sugjerojnë që të investoni në mobile transparente, tryeza xhami e karrige transparente të cilat tani janë shumë në modë. Sa më transparente t’i keni mobiljet, aq më e madhe do të duket shtëpia.

Pasqyrat

Pasqyrat reflektojnë dritën dhe krijojnë iluzionin e të paturit një apartament më të madh. Me pasqyrat mund të përdorni edhe fantazinë dhe të luani me kornizat dhe madhësinë e tyre.

Rafte të larta

Raftet duhen vendosur në pika më të larta që shikimi të shkojë sipër. Kësisoj krijohet ideja e një hapësire më të madhe. Në këto rafte mund të vendosni libra, dekorime të vogla dhe vazo.

Larg rrëmujës

Mobilimi i rrëmujshëm dhe kaotik i shtëpisë e mbyll dhe e zvogëlon atë. Në mobilimin e shtëpisë duhet të jeni minimalistë dhe të shmangni sa më shumë rrëmujën që të krijoni idenë e një hapësire të madhe e të pastër.

Më pak piktura

Mos i mbushni muret me piktura e korniza. Zgjidhni një pikturë të madhe që krijon idenë e hapësirës së madhe dhe shmangni kornizat e vogla që e ngushtojnë atë.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar