Puçrrat në të pasme janë kthyer në tmerrin tuaj, me këto 3 veprime do të shpëtoni prej tyre

Puçrrat në të pasme janë kthyer në tmerrin tuaj, me këto 3 veprime do të shpëtoni prej tyre

Sipas dermatologes Debra Jaliman puçrrat në të pasme quhen folikulite. Ato formohen nga qelizat e vdekura të lëkurës dhe nga bakteret në folikulat e qimeve. Ashtu sikur çdo pjesë tjetër e trupit, edhe të pasmet tuaja kanë nevojë për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës dhe papastërtive, prandaj përpara se të filloni me trajtimin […]

Sipas dermatologes Debra Jaliman puçrrat në të pasme quhen folikulite. Ato formohen nga qelizat e vdekura të lëkurës dhe nga bakteret në folikulat e qimeve. Ashtu sikur çdo pjesë tjetër e trupit, edhe të pasmet tuaja kanë nevojë për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës dhe papastërtive, prandaj përpara se të filloni me trajtimin është mirë që një apo dy herë në javë të bëni eksfoliant. Jaliman rekomandon gjithashtu që në vend të kremrave për trupin, të përdorni një hidratues pak më të lehtë, ose me përbërje vaji. Le të kalojmë tek trajtimet:

1.Ekspozohuni sa më shumë në diell: Nëse keni fatin e mirë të jetoni në një shtëpi private, në katin e fundit të një godine apo edhe më mirë të bëni plazh në zona jo shumë të frekuentuara apo nudistësh, bëni mirë ndoshta të ekspozoni të pasmet në diell më shumë se zakonisht. Vitamia D mban nën kontroll prodhimin e sedumit, yndyrës natyrale e lëkurës dhe than aknet.

2.Trajtim me aspirinë: Në një enë shtypni 3-5 kokrra aspirina derisa të bëhen plotësisht pluhur. Më pas shtoni një lugë gjelle ujë të vakët dhe 1 lugë çaji me mjaltë. Përzieni të gjithë përbërësit derisa të bëhet një masë në formë scrubi. Aplikojeni në zonën ku keni puçrra dhe lëreni të veprojë derisa të thahet. Acidi salicilik i aspirinës , i kombinuar me përbërësit antiinflamatorë dhe antibakterialë të mjaltit eleminon plotësisht aknet e padëshiruara në këtë zonë të sikletshme dhe mban nën kontroll yndyrën e lëkurës që është edhe shkaktari i tyre kryesor.

3.Trajtim me lëng limoni: Limoni vazhdon të kryesojë listën e produkteve çudibërëse që jo vetëm i jep shije të caktuara pjatave tuaja, ndihmon në detokisikimin e organizmit, trajtimin e trupit dhe lëkurës, por mesa duket ka veti magjike edhe në trajtimin e akneve në të pasme. Acid citrik, vitamina C, antioksidantët dhe  përbërësit me veti antibakteriale që gjenden tek ai ndihmojnë në eleminimin e plotë të akneve. Mjafton të lyeni një tampon pambuku me të dhe të masazhoni aknet, ose thjesht me ndihmën e një gjysmë limoni, të cilni duhet ta vendosni direkt në lëkurë. Kujdes, nuk duhet të ekspozoheni më pas në diell.

Të ngjashme
Nga kujtesa te ulja e stresit: 13 përfitimet që sjell leximi i rregullt

Nga kujtesa te ulja e stresit: 13 përfitimet që sjell leximi i rregullt

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj