Po, ekspertët thonë se ‘paranoja e pandemisë’ është e vërtetë!

Po, ekspertët thonë se ‘paranoja e pandemisë’ është e vërtetë!

Dr. Brandy Lee, psikiatër mjekoligjor me bazë në New York thotë se “pandemia ka sjellë një pasiguri dhe stres të madh”. John Hopkins e përkufizon paranojën si “një përgjigje ndaj kërcënimeve të perceptuara që ndikohen shumë nga ankthi dhe frika, që ekzistojnë përgjatë një vazhdimi të përvojës normale, të bazuar nga realiteti deri te besimet deluzione”. Simptomat […]

Dr. Brandy Lee, psikiatër mjekoligjor me bazë në New York thotë se “pandemia ka sjellë një pasiguri dhe stres të madh”.

John Hopkins e përkufizon paranojën si “një përgjigje ndaj kërcënimeve të perceptuara që ndikohen shumë nga ankthi dhe frika, që ekzistojnë përgjatë një vazhdimi të përvojës normale, të bazuar nga realiteti deri te besimet deluzione”.

Simptomat e paranojës variojnë nga shumë delikate në plotësisht dërrmuese dhe mund të ekzistojnë me ose pa gjendje të tjera mendore. Njerëzit nuk kanë nevojë të kenë çrregullime të diagnostikueshme të shëndetit mendor për të pasur mendime ose ndjenja paranojake.

Pandemia, izolimi social, problemet ekonomike, trazirat sociale dhe gjithçka tjetër, kanë bërë që shumë prej nesh të kenë sjellje dhe shqetësime më ekstreme, përfshirë paranojën.

Një segment jo i vogël i popullsisë në botë po kushtëzohet për t’iu shmangur realitetit.

“Kur jeton në deluzion, i shkëputur nga realiteti, njeriu bëhet vetvetiu paranojak sepse faktet dhe provat vazhdimisht “sulmojnë” besimet e tij të rreme”, shprehet Lee.

Lajmi i mirë është se është e mundur ta luftosh paranojën, të paktën atë që nuk diagnostikohet nga mjekësia ose nuk lidhet me çështje të tjera të shëndetit mendor.

“Qeniet njerëzore janë elastike dhe të afta për të trajtuar fatkeqësi të mëdha, nëse jemi në to së bashku dhe kemi udhëzime të qëndrueshme, si dhe mbështetje psikologjike dhe sociale.”

Ju mund të filloni duke pranuar mendimet paranojake dhe më pas të punoni për të krijuar rutina të shëndetshme ditore. Vendosni qëllime të vogla, të arritshme si ecja çdo ditë ose kalimi i një ore duke folur me dikë për ndjenjat tuaja. Gjumi, dieta dhe ndërveprimi shoqëror janë të gjithë faktorë të rëndësishëm që ushqejnë shëndetin e mirë mendor.

Nëse vëzhgoni se një i afërm po përjeton mendime paranojake, jini të kujdesshëm për mënyrën se si i afroheni. Mundohuni të shmangni qasjen e “drejtimit të gishtit” dhe tregojini se i kuptoni, duke rritur gjasat që ata të pranojnë ndihmën tuaj.

Sidoqoftë, mund të jetë e vështirë të shmangim mendimet paranojake te vetja jonë ose te të tjerët. Në një gjendje paranojake, diksh nuk është i aftë të logjikojë apo të shohë për prova. Qasja më e mirë është të punosh për ndryshimin e rrethanave që e vendosin atë person në një gjendje paranojake. Sigurisht, nuk mund të zhdukim pandeminë si me magji, por mund të punojmë në krijimin e distancës midis ndikimeve që duket se përkeqësojnë paranojën.

Në planin afatgjatë, ne mund të punojmë në “rregullimin e kushteve socio-ekonomike që çuan në cenueshmërinë psikologjike në radhë të parë – e cila mund të përfshijë pabarazi ekonomike, racore dhe gjinore.”

Nëse paranoja arrin në nivelin ku mendoni se ju ose një i afërm mund të jetë një rrezik për veten e tyre ose të tjerët, kërkoni menjëherë ndihmë profesionale.

Burimi: CNN

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?