Pikat e zeza: Çfarë i shkakton, si t’i trajtoni dhe me çfarë

Pikat e zeza: Çfarë i shkakton, si t’i trajtoni dhe me çfarë

Pikat e zeza janë problematikë e shpeshtë që ndodh te lëkurat e yndyrshme ose mikse në zona të caktuara. Aq të thjshta sa janë për t’u formuar, aq të vështira janë ndonjëherë për t’i hequr qafe. Por a ka vërtet ndonjë mënyrë që t’u japësh fund pikave të zeza, përpara se ato t’i japin fund […]

Pikat e zeza janë problematikë e shpeshtë që ndodh te lëkurat e yndyrshme ose mikse në zona të caktuara. Aq të thjshta sa janë për t’u formuar, aq të vështira janë ndonjëherë për t’i hequr qafe. Por a ka vërtet ndonjë mënyrë që t’u japësh fund pikave të zeza, përpara se ato t’i japin fund nervave të tua?

Çfarë janë fillimisht? Pikat e zeza janë pore të lëkurës të bllokuara me sebum dhe qeliza të vdekura, të cilat në prani të ajrit oksidohen dhe marrin ngjyën e zezë. Jo, ngjyra e zezë nuk tregon papastërti.

Para se të nisni me trajtimin e tyre, kini parasysh se:

1. Nuk duhet shtypur. Sado të të tundojë ajo pika e zezë mbi hundë, do bëje mirë t’i ulje duart poshtë. Sidomos kur fiksohesh vetë para pasqyrësh dhe masakron lëkurën për 20 minuta rresht. Mënyra jo e duhur e shtypjes së tyre nuk do e pastrojë kurrë plotësisht poren. Përveç inflamacionit që do t’i shkaktoni lëkurës, shtypja e tyre sjell zgjerimin e pores dhe madhësia e tyre nuk zvogëlohet më. Sado të dëgjoni vërdallë për produkte magjike që do t’i zhdukin, në momentin që do të zmadhohen, do të qëndrojnë ashtu. Kjo do të thotë se herën tjetër, kur ajo pore të kthehet sërish në një pikë të zezë, do të jetë akoma më e madhe. Dhe do të ndodhë shumë shpejt.

2. Krijimi i pikave të zeza vjen dhe si pasojë e mbiprodhimit të sebumit të lëkurës, i cili mund të jetë gjenetik ose të vijë si pasojë e lëkurës së dehidratuar. Lëkura e dehidratuar është një gjendje e lëkurës që vjen si pasojë e mungesës së hidratimit në lëkurë. Në të tilla raste, lëkura nis të mbiprodhojë yndyrë që të kompesojë mungesën e hidratimit. Prandaj është e rëndësishme që të mos shmanget hidratimi i përditshëm i lëkurës me anë të kremrave dhe serumeve që i përshtaten lëkurës suaj.

Trajtimi i pikave të zeza kërkon përbërës që eksfoljojnë dhe pastrojnë poret në thellësi. Të tillë janë acidet beta hidroksi (aka tmerri i poreve të bllokuara) acide të tretshme në yndyrë, të cilët kanë veti të eskfolojnë poret në brendësi duke bërë kështu pastrimin e tyre dhe largimin e pikave të zeza. Këto lloj acidesh, siç është acidi salicilik, mund të përdoren për trajtimin e pikave të zeza në produkte të ndryshëm, si larës, serume ose toner.

Ndër produktet best-seller për trajtimin e pikave të zeza:

Paula’s Choice Skin Perfecting 2% BHA Liquid Exfoliant

COSRX BHA Blackhead Power Liquid

The INKEY List Beta Hydroxy Acid (BHA) Blemish + Blackhead Serum

Drunk Elephant T.L.C. Sukari Babyfacial™? AHA + BHA Mask

Skinceuticals LHA Cleanser Gel

Paula’s Choice Clear Pore Normalizing Cleanser

The Inkey List Salicylic Acid Acne + Pore Cleanser

Së fundmi, pikat e zeza nuk do t’i zhdukësh brenda natës. Trajtimi i tyre është një proces që kërkon durim, përkushtim dhe produkte që i përshtaten llojit të lëkurës suaj.

Të ngjashme
Nga kujtesa te ulja e stresit: 13 përfitimet që sjell leximi i rregullt

Nga kujtesa te ulja e stresit: 13 përfitimet që sjell leximi i rregullt

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj