Një rutinë mëngjesi me 5 hapa për t’u ndjerë më produktivë!

Një rutinë mëngjesi me 5 hapa për t’u ndjerë më produktivë!

Si e filloni mëngjesin tuaj? Nëse sapo hapni sytë jeni në Instagram, duke parë si po e fillojnë të tjerët mëngjesin, ky mund të jetë një fillim negativ i ditës. Chelsea Elena Touroni, psikologe, thotë: “Nëse keni një mëngjes të nxituar, nivelet e stresit tuaj ka të ngjarë të rriten në kohën kur filloni të […]

Si e filloni mëngjesin tuaj? Nëse sapo hapni sytë jeni në Instagram, duke parë si po e fillojnë të tjerët mëngjesin, ky mund të jetë një fillim negativ i ditës.

Chelsea Elena Touroni, psikologe, thotë:

“Nëse keni një mëngjes të nxituar, nivelet e stresit tuaj ka të ngjarë të rriten në kohën kur filloni të punoni. Kjo ka të ngjarë të ndikojë në nivelet e përqendrimit, produktivitetin dhe cilësinë e punës.”

Për këto arsye, një rutinë mëngjesi duhet me patjetër për ta filluar ditën si duhet.

Fillojeni me këto hapa të thjeshtë:

#1 – Bëni një listë

Çdo mbrëmje përgatisni një listë me gjërat që keni për të bërë ditën tjetër. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni në kontroll dhe të organizuar.

Në mbrëmje, sugjerohet të përgatisni edhe çfarë do vishni për ditën tjetër.

#2 – Merreni ngadalë

Kur të zgjoheni, mos mendoni vetëm për listën e gjatë me detyra që përgatitët në mbrëmje, por merrni pak kohë për të menduar pikërisht atë gjë që e bëni me më shumë qejf gjatë ditës. Kjo do t’ju bëjë të ngriheni nga krevati me më shumë dëshirë. Ndjeni energjinë dhe optimizmin që sjell kjo.

Përpiquni të zgjoheni më herët se zakonisht. Askujt s’i bën mirë ndjenja e nxitimit dhe urgjencës në mëngjes.

#3 – Jepini prioritet kujdesit ndaj lëkurës

Niseni ditën duke i dhënë kohën që i duhet kujdesit ndaj lëkurës. Mendojeni këtë si një proces të vogël “meditimi”, një kohë vetëm me ju dhe veten tuaj.

#4 – Hani mirë

Edhe nëse s’jeni person  mëngjesi, kuptoni se të ushqyerit ndikon në humorin dhe qartësinë mendore. Mendojeni mëngjesin si një “ushqim për trurin” dhe përpiquni të konsumoni diçka me proteina.

#5 – Lëvizni

Nëse zgjoheni dhe këmbëngulni të qëndroni në shtrat për 30 minuta apo më shumë, provoni të bëni të kundërtën e saj.

Bëni disa frymëmarrje të thella dhe pak “stretch” për ta filluar ditën mirë.

Më pas, dilni nga shtëpia. Bëni një ecje të shkurtër, ose një vrap të lehtë. 10 minuta janë mëse të mjaftueshme. Këtë proces sigurohuni ta shoqëroni me muzikën më të mirë.

Burimi: Who What Wear

Të ngjashme
Nga kujtesa te ulja e stresit: 13 përfitimet që sjell leximi i rregullt

Nga kujtesa te ulja e stresit: 13 përfitimet që sjell leximi i rregullt

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj