Krejt papritur, të gjithë po flasin për të: Ç’është aplikacioni Clubhouse

Krejt papritur, të gjithë po flasin për të: Ç’është aplikacioni Clubhouse

I ngjashëm me një bisedë në radio, me një konferencë në Zoom, me një podcast, Clubhouse është shumë gjëra në një aplikacion të vetëm. Clubhouse është një rrjet social i bazuar te bisedat audio. Përdoruesit mund të dëgjojnë biseda, intervista dhe diskutime të tjera mes njerëzve për tema të ndryshme – është njësoj si një […]

I ngjashëm me një bisedë në radio, me një konferencë në Zoom, me një podcast, Clubhouse është shumë gjëra në një aplikacion të vetëm.

Clubhouse është një rrjet social i bazuar te bisedat audio. Përdoruesit mund të dëgjojnë biseda, intervista dhe diskutime të tjera mes njerëzve për tema të ndryshme – është njësoj si një podcast, por live dhe me një dozë të shtuar ekskluziviteti.

Clubhouse është invite-only, që do të thotë se nuk mundeni thjesht ta shkarkoni dhe të krijoni llogarinë tuaj. Pasi të plotësoni të dhënat, duhet që një anëtar ekzistues t’ju ftojë. Njësoj si në jetën reale – ti nuk shkon, po themi, në një festë nëse dikush nuk të fton.

Pasi i bashkoheni Clubhouse, ju zgjidhni temat që ju interesojnë: teknologji, libra, biznes, shëndetësi, muzikë etj. Sa shumë informacion të jepni për interesat tuaja, aq më shumë “dhoma bisedash” private do t’ju rekomandojë aplikacioni.

Bisedat janë si salla konference, ku disa flasin dhe shumica dëgjojnë. Pasi mbaron biseda, “dhoma” mbyllet. Bisedat nuk regjistrohen, të paktën nga vetë aplikacioni, pasi përdoruesit mund të gjejnë mënyra t’i regjistrojnë. Aplikacioni nuk e ndalon regjistrimin.

Krejt papritur, të gjithë po flasin për të:

Në Clubhouse nuk ka foto dhe video – përdoruesit kanë vetëm një foto profili dhe kaq. Emri (teorikisht) duhet të jetë ai i vërteti. Për momentin është i disponueshëm vetëm në iOS, por së shpejti do të lançohet edhe në Android.

Clubhouse, i cili është më i njohur tani, u lançua në mars të vitit 2020 në SHBA. Asokohe u përfol për vetë ekskluzivitetin; ishte si të anëtarësoheshe në një klub në botën reale. Në maj, Clubhouse kishte vetëm 1,500 përdorues dhe vlente 100 milionë dollarë.

Së fundmi, “shpërtheu” në internet kur Elon Musk – sepse kush tjetër përveç tij – organizoi një bisedë me drejtorin ekzekutiv të Robinhood, Vlad Tenev. Biseda u transmetua drejtpërdrejt në YouTube.

Krejt papritur, të gjithë po flasin për të:

Kaq u desh dhe aplikacioni u ngrit në krye të listave të aplikacioneve më të shkarkuar. Që prej 1 shkurtit, Clubhouse ka më shumë se 2 milionë përdorues. Në Kinë për shembull, faqet e-commerce po u japin përdoruesve mundësinë për të blerë ftesa për në Clubhouse. Kodet e ftesave shiten për 150-400 juanë (2,300 – 6,300 lekë).

Ashtu si AirBnb, Uber dhe SpaceX, Clubhouse konsiderohet “unicorn startup” (startup njëbrirësh; startup – një kompani fillestare e themeluar nga një ose më shumë sipërmarrës për të zhvilluar një produkt ose shërbim të ri) për shkak se tashmë vlen $1 miliard.

Të ngjashme
Nga kujtesa te ulja e stresit: 13 përfitimet që sjell leximi i rregullt

Nga kujtesa te ulja e stresit: 13 përfitimet që sjell leximi i rregullt

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj