Gusha e varur: Çfarë e shkakton, ushtrimet në shtëpi dhe trajtimet e tjera

Gusha e varur: Çfarë e shkakton, ushtrimet në shtëpi dhe trajtimet e tjera

Çfarë e shkakton gushën e varur (double chin)? Gusha e varur, e njohur gjithashtu si dhjamë submental, është një gjendje e zakonshme që ndodh kur një shtresë yndyre formohet nën mjekrën tuaj. Shpesh shoqërohet me shtim në peshë, por nuk keni pse të jeni mbipeshë për ta pasur një të tillë. Gjenetika ose lëkura më […]

Gusha e varur, e njohur gjithashtu si dhjamë submental, është një gjendje e zakonshme që ndodh kur një shtresë yndyre formohet nën mjekrën tuaj. Shpesh shoqërohet me shtim në peshë, por nuk keni pse të jeni mbipeshë për ta pasur një të tillë. Gjenetika ose lëkura më e lirshme që rezulton nga plakja gjithashtu mund të shkaktojë gushën e varur.

Ushtrimet

Nuk ka ndonjë provë shkencore që ushtrimet eleminojnë gushën e varur, po ka disa ushtrime që ndihmojnë në forcimin dhe tonifikimin e muskujve dhe lëkurës në zonën e mjekrës. Përsëritini ushtrimet 10-15 herë në ditë.

Ushtrimi i parë

1. Anoni kokën mbrapa dhe shihni drejt tavanit.
2. Shtyni nofullën e poshtme përpara për të ndjerë një shtrirje nën mjekër.
3. Mbajeni nofullën në këtë pozicion për disa sekonda (numëroni deri në 10).
4. Relaksoni nofullën dhe kthejeni kokën në pozicion normal.

Ushtrimi i dytë

1. Vendosni një top të vogël nën mjekër,
2. Shtyni mjekrën poshtë drejt topit (përsëriteni për 25 herë/ditë).

Ushtrimi i tretë

1. Me kokën e anuar prapa, shihni tavanin.
2. Shtrijini buzën sikur po puthni tavanin për të shtrirë muskujt nën mjekër.
3. Ndaloni dhe drejtoheni kokën në pozicion normal.

Ushtrimi i katërt

1. Duke parë drejt, nxirrni gjuhën sa më shumë që të mundeni.
2. Ngrini gjuhën lart dhe drejt hundës.
3. Mbajeni për 10 sekonda dhe pastaj lirojeni.

Ushtrimi i pestë

1. Zhvendosni kokën mbrapa dhe shihni tavanin.
2. Shtypni gjuhën në qiellzën e gojës. Mbajeni për 5-10 sekonda dhe lirojeni.

Ushtrimi i gjashtë

1. Zhvendosni kokën mbrapa dhe shihni tavanin.
2. Kthejeni kokën në të djathtë.
3. Rrëshqitni nofullën e poshtme përpara. Mbajeni për 5 deri në 10 sekonda dhe lirojeni.
4. Përsërisni procesin në krahun tjetër.

Gusha e varur: Çfarë e shkakton, ushtrimet në shtëpi dhe

Ndikimi i dietës ushqimore dhe ushtrimeve fizike

1. Hani katër porcione perime çdo ditë.
2. Hani tre porcione fruta çdo ditë.
3. Konsumoni drithëra të plota.
4. Shmangni ushqimet e përpunuara.
5. Hani yndyrna të shëndetshme, si vaji i ullirit, avokado dhe arra.
6. Shmangni ushqimet e skuqura.
7. Ulni sasinë e konsumit të sheqerit.

Për humbjen në peshë, Mayo Clinic rekomandon që të bëni një aktivitet fizik të moderuar deri në 300 minuta në javë, ose rreth 45 minuta në ditë.

Trajtimet

Nëse gusha e varur është gjenetike, ushtrimet mund të ndihmojnë për të tonifikuar muskujt. Është e paqartë nëse humbja në peshë do të ketë efekt.

Trajtime të tjera lidhen me procedurat invazive, si:

1. Lipoliza: E njohur si liposculpture, përdor liposuction ose nxehtësinë e një lazeri për të shkrirë dhjamin dhe për të konturuar lëkurën.
2. Mesoterapia: Procedurë invazive me përbërje që tretin yndyrën përmes një serie injeksionesh.

Burimet: Healthline, Mayo Clinic

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?