‘Festivali Lakuriq’ – Si u zhvillua këtë vit ngjarja e famshme e Japonisë

‘Festivali Lakuriq’ – Si u zhvillua këtë vit ngjarja e famshme e Japonisë

Në këtë periudhë një vit më parë, mijëra njerëz u mblodhën për Hadaka Matsuri të Japonisë – i njohur gjithashtu si “Festivali Lakuriq” – në prefekturën Okayama në pjesën jugore të ishullit Honshu. Sot, fotot dhe videot nga festivali i kaluar janë një kujtesë se sa shumë gjëra kanë ndryshuar. I njohur gjithashtu si Saidaiji […]

Në këtë periudhë një vit më parë, mijëra njerëz u mblodhën për Hadaka Matsuri të Japonisë – i njohur gjithashtu si “Festivali Lakuriq” – në prefekturën Okayama në pjesën jugore të ishullit Honshu. Sot, fotot dhe videot nga festivali i kaluar janë një kujtesë se sa shumë gjëra kanë ndryshuar.

I njohur gjithashtu si Saidaiji Eyo, Hadaka Matsuri zhvillohet të shtunën e tretë të shkurtit në tempullin Saidaiji Kannonin dhe ky vit nuk përbëri përjashtim.

Hadaka Matsuri feston bekimet e një korrje të begatë, prosperitetit dhe pjellorisë. Në kohë normale, fillon në mes të pasdites me një event për djemtë e rinj – që synon nxitjen e interesit te brezat e rinj. Në mbrëmje, rreth 10,000 pjesëmarrës meshkuj kalojnë një ose dy orë duke vrapuar nëpër mjediset e tempullit duke u përgatitur dhe pastrohen me ujë të ftohtë akull, para se të futen në ndërtesën kryesore të tempullit.

‘Festivali Lakuriq’ – Si u zhvillua këtë vit ngjarja

Ata nuk janë aq të zhveshur sa mendohet nisur nga emri i festivalit. Ata mbajnë zakonisht një mbulesë japoneze të quajtur “fundoshi” dhe një palë çorape të bardha të quajtura “tabi”.

Kur dritat fiken në orën 10:00, një prift hedh 100 tufa me thupra dhe dy shkopinj të shenjtë me gjatësi 20 centimetra, në një turmë nga një dritare katër metra të lartë. Burrat, luftojnë me njëri-tjetrin për të kapur tufat dhe/ose shkopinjtë. Kushdo që ka sukses, e pret një vit i bekuar.

E gjithë ngjarja zgjat rreth 30 minuta dhe pjesëmarrësit dalin me disa prerje, mavijosje dhe nyje të ndrydhura. Vizitorët zakonisht vijnë nga e gjithë Japonia dhe disa nga jashtë për të marrë pjesë.

‘Festivali Lakuriq’ – Si u zhvillua këtë vit ngjarja

Por organizatorët e ngjarjes konfirmuan për CNN Travel se festivali i këtij viti, i cili u zhvillua në 20 shkurt, ishte e kufizuar në vetëm një grup të zgjedhur, të përbërë prej rreth 100 burra që kishin patur sukses me thuprat dhe shkopinjtë gjatë viteve të mëparshme.

Në vend që të luftonin për shkopinjtë, burrat u mblodhën në tempullin Saidaiji Kannonin për t’u lutur për pjellori, fundin e pandemisë dhe vendosjen e paqes në botë.

Të pyetur nga CNN se pse nuk e anuluan festivalin, në një deklaratë organizatorët vunë në dukje se ai ka vazhduar i pandërprerë për më shumë se 500 vjet.

Festivali Lakuriq evoluoi nga një ritual që filloi 500 vjet më parë gjatë periudhës Muromachi (1338-1573), kur fshatarët garuan për të kapur hajmali letre, të cilat u dhanë nga një prift në tempullin Saidaiji Kannonin.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar