Edhe shtatzënat duhet të ushtrojnë

Edhe shtatzënat duhet të ushtrojnë

Nga java e dymbëdhjetë të shtatzënisë shtatzënave u rekomandohen aktivitete të kujdesshme fizike me të cilat më lehtë e përballojnë lindjen. Në qoftë se nuk ka probleme shëndetësore të cilat mund të ndikojnë në shtatzëni, nëse gryka është e mbyllur fort dhe nuk ka kontraksione, ushtrimi gjatë shtatzënisë lejohet. Femra mund të ushtrojë gjatë tërë […]

Nga java e dymbëdhjetë të shtatzënisë shtatzënave u rekomandohen aktivitete të kujdesshme fizike me të cilat më lehtë e përballojnë lindjen.

Në qoftë se nuk ka probleme shëndetësore të cilat mund të ndikojnë në shtatzëni, nëse gryka është e mbyllur fort dhe nuk ka kontraksione, ushtrimi gjatë shtatzënisë lejohet.

Femra mund të ushtrojë gjatë tërë shtatzënisë, mirëpo duhet t’u shmanget aktiviteteve të cilat përfshijnë kërcimet derisa shtrati të mos forcohet për mitre.

Programi i ushtrimeve për shtatzëna patjetër duhet të përmbajë ushtrimet për shtimin e lëvizshmërisë së kërdhokullave, qarkullimin e mirë të gjakut në këmbë dhe duar, shtimin e kapacitetit të mushkërive, forcimin e muskujve të barkut dhe të fundit të komblikut, në mënyrë që të pengohet dhe të zvogëlohen problemet të cilat shfaqen gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, dhe në mënyrë që vetë lindja të bëhet sa më e suksesshme.

Nga muaji i katërt deri në përfundim të shtatzënisë nuk bën të ushtrohet në pozitën e shtrirë më gjatë se pesë minuta, sepse për shkak të presionit të mitrës në enët e mëdha të gjakut mund të shkaktohet kolapsi.

Ushtrimet u përshtaten periudhave të shtatzënisë në atë mënyrë që nuk bëhen të njëjtat ushtrime në tremujorin e dytë dhe të tretë. Sa më shumë që ofrohet lindja, theksi vihet në forcimin e muskujve të cilët përdoren në fazën e tendosjes , d.m.th. në fazën e lindjes së bebes.

Aktiviteti i aerobisë, vrapimi, vozitja e biçikletës, ushtrimi në vegla mund të çojnë në ndërprerjen e zhvillimit të frytit, sepse shpenzojnë sasi të mëdha të oksigjenit. Këto aktivitete duhet të shmangen apo të bëhen nën mbikëqyrjen e ekspertit të ushtrimit të shtatzënave.

Por rekomandimi kryesor është se gratë shtatzëna gjithmonë duhet të veprojnë në varësi me gjendjen e tyre fizike; nëse ndjejnë lodhje apo stërmundim të muskujve, këshilla është që ushtrimet të pakësohen ose të bëhen më të rralla.

Të gjitha këto këshilla janë të mira për ata që përballen me një shtatëzani normale, pa ndonjë problem, përndryshe ju do të këshilloheni me mjekun tuaj dhe le t’ju këshillojë mbi llojin e aktivitetit fizik të rekomanduar për gjendjen tuaj.

Gratë të cilat gjatë shtatzënësisë mbeten fizikisht aktive, mbajnë shëndetin e mirë të tyre dhe fëmijës me vite të tëra pas lindjes.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar