A duhet të hash ton peshku gjatë shtatzënisë? Përgjigjja surprizë nga specialistët

A duhet të hash ton peshku gjatë shtatzënisë? Përgjigjja surprizë nga specialistët

Është një pyetje për të cilën ka pasur gjithmonë debate. Gjatë shtatzënisë, nënave u këshillohet vazhdimisht për gjërat që duhet dhe nuk duhet të hanë. Edhe pyetja për tonin e peshkut është gjithashtu ndër më të dëgjuarat: është e sigurt që një nënë shtatzënë të hajë peshk ton gjatë muajve të pritjes së ëmbël? Edhe […]

Është një pyetje për të cilën ka pasur gjithmonë debate. Gjatë shtatzënisë, nënave u këshillohet vazhdimisht për gjërat që duhet dhe nuk duhet të hanë. Edhe pyetja për tonin e peshkut është gjithashtu ndër më të dëgjuarat: është e sigurt që një nënë shtatzënë të hajë peshk ton gjatë muajve të pritjes së ëmbël?

Edhe pse ka pasur mendime konfuze për këtë, tani ka një përgjigje konkrete nga specialistët. Nga raportet e konsumatorëve, më herët, thuhej se gratë shtatzëna duhet ta shmangnin tonin e peshkut në të gjitha rrethanat, ndërsa Komiteti për Udhëzimet Ushqimore nuk këshillon që gratë shtatzëna ta shmangin plotësisht peshkun ton nga dieta e tyre. Atëherë, cila është përgjigjja e duhur?

Mia Finkelston, mjeke familjeje, thotë për këtë pyetje: “Si me të gjitha ushqimet, konsumi në mënyrë të moderuar është zakonisht zgjidhja më e sigurt. Edhe me peshkun ton kështu duhet të funksionojë”,- shpjegoi Dr. Finkelston: “Gratë shtatzëna nuk duhet të hanë ton çdo ditë, për shkak të përmbajtjes së lartë të mërkurit, që mund të dëmtojë beben. Po kjo këshillë vlen për të gjithë njerëzit. Tonin nuk duhet të konsumojmë çdo ditë”.

Pra, kjo do të thotë se nënat shtatzëna duhet të hanë ton peshku gjatë shtatzënisë? Dr. Finkelston thotë se shqetësimi më i madh për të ngrënë peshk gjatë shtatzënisë është sasia e lartë e mërkurit dhe toksinave të tjera që mund të përmbajë, siç janë bifenilet e poliklorinuara (PCB) dhe dioksinat, që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin (në sasi të mëdha). Të gjitha nënat shtatzënë, ato që i ushqejnë fëmijët me gji apo edhe ato që po planifikojnë të mbesin shtatzënë duhet të bëjnë kujdes”.

Kështu, në përfundim, mund të hani peshk ton, por kini kujdes të mos e konsumoni më shumë sesa ju ka rekomanduar mjeku, sepse mund të rrezikoni nga helmimi i merkurit. FDA udhëzon jo më shumë se 170 – 340 gramë në javë, prandaj duhet të bëni kujdes.

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?