9 fakte që duhet t’i mësonit nga ‘edukata seksuale’

9 fakte që duhet t’i mësonit nga ‘edukata seksuale’

Gjasat janë që në klasën tuaj të jetë bërë pak ose aspak edukatë seksuale, prandaj për sigurinë tuaj dhe të të gjithë parnerëve potencialë, lexoni më poshtë: #1 – Mund të merrni sëmundje seksualisht të transmetueshme edhe nëse përdorni prezervativ Megjithëse prezervativët janë shumë të efektshëm në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse seksuale që transmetohen përmes […]

Gjasat janë që në klasën tuaj të jetë bërë pak ose aspak edukatë seksuale, prandaj për sigurinë tuaj dhe të të gjithë parnerëve potencialë, lexoni më poshtë:

#1 – Mund të merrni sëmundje seksualisht të transmetueshme edhe nëse përdorni prezervativ

Megjithëse prezervativët janë shumë të efektshëm në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse seksuale që transmetohen përmes lëngjeve trupore, SST të  tjera përhapen nga kontakti lëkurë në lëkurë, sipas FDA. Kjo do të thotë që ju ende mund të merrni sëmundje ngjitëse seksuale si virusi papillomak njerëzor (lythat gjenitale), herpes gjenital, sifiliz etj.

#2 – Masturbimi për gratë është normal

Masturbimi është një sjellje e natyshme dhe ndonëse është private, nuk duhet të “demonizohet” apo të evitohet në biseda edukuese. Miti se vetëm djemtë masturbohen është gjëja më e gabuar që keni dëgjuar ose menduar ndonjëherë.

#3 – “Bota e vërtetë”

Sigurisht, në teori ju e dini se është më mirë të përdorni masa mbrojtëse gjatë seksit, por në shpejtësinë dhe intensitetin e momentit ndodh shpesh që kjo të evitohet.

Gratë kanë çdo të drejtë të ndalojnë nëse nuk ndihen komode dhe të sigurta, por do të ishte ideale që partnerët të bisedonin paraprakisht për mënyrat e mbrojtjes gjatë marrëdhënieve seksuale.

#4 – Duhet të urinoni pas seksit

Edukata seksuale zakonisht përqendrohet në shtatzënitë e padëshiruara dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse seksuale, por rrallë flitet për infeksionet urinare.

Mjekët bien dakord se “ndonëse mund të doni të shkoni drejt e në gjumë pas aktit, duhet të ndaloni njëherë në tualet, në këtë mënyrë largoni çdo bakter që mund të sjellë infeksione.”

#5- Ekzistojnë shumë lloje të “mbrojtjes”

Shumica prej nesh njohin ose kanë dëgjuar vetëm për prezervativët dhe kontraceptivët, por ka edhe opsione të tjera si IUD, unaza, implantime etj, për të cilat mund të konsultoheni me gjinekologun tuaj.

#6 – Mund të mbeteni shtatzënë edhe gjatë periodave

Edhe gjatë periodave, ka ende mundësi që gratë të mbeten shtatzëna, prandaj seksi i pambrojtur mbetet njësoj i rrezikshëm.

Burimi: Bustle

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?