6 ushqime që po ju shkaktojnë akne: Ç’të konsumoni në vend të tyre

6 ushqime që po ju shkaktojnë akne: Ç’të konsumoni në vend të tyre

10% e popullsisë së botës vuan nga aknet. Prania e tyre mund të shkaktohet nga shumë faktorë si çrregullimet apo problemet hormonale, poret e bllokuara, prodhimi i sebumit, keratinës, etj, por siç mund ta keni dëgjuar, dieta ushqimore është një tjetër faktor i rëndësishëm. Lidhja mes ushqimeve dhe akneve ka ngjallur gjithmonë debate dhe polemika, […]

10% e popullsisë së botës vuan nga aknet. Prania e tyre mund të shkaktohet nga shumë faktorë si çrregullimet apo problemet hormonale, poret e bllokuara, prodhimi i sebumit, keratinës, etj, por siç mund ta keni dëgjuar, dieta ushqimore është një tjetër faktor i rëndësishëm.

Lidhja mes ushqimeve dhe akneve ka ngjallur gjithmonë debate dhe polemika, por studimet e fundit kanë vërtetuar se produkte të caktuara ushqimore ndikojnë tek zhvillimi i akneve. Më poshtë do të gjeni listën me 6 prej ushqimeve që shkaktojnë akne dhe çfarë mund të konsumoni në vend të tyre.

1. Ushqimet e pasura në karbohidrate

Buka e tepërt, drithrat, ëmbëlsirat e gatuara me miell të bardhë, orizi dhe ëmbëlsues të ndryshëm. Karbohidratet mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të akneve.

2. Nënproduktet e qumështit

Sigurisht që konsumimi i tyre është i rëndësishëm, por duhet bërë kujdes me masën. Sipas një studimi, të rinjtë që konsumonin rregullisht qumësht apo akullore ishin 4 herë më të predispozuar të vuanin nga aknet se të tjerët.

3. Ushqimet e shpejta

Aknet janë të lidhura ngushtë me konsumin e ushqimeve të shpejta, të pasura me kalori dhe pak vlera ushqyese.

4. Ushqimet e pasura me Omega 6

Thueht se dieta e pasur me acide yndyrore omega-6 dhe me pak Omega-3 ndikojnë në përkeqësimin e akneve, por sidoqoftë duhen më shumë hulumtime për ta vërtetuar plotësisht këtë.

5. Çokollatat

S’është hera e parë që dëgjoni se çokollata ndikon në krijimin e akneve. Ngrënia e çokollatave rrit reaktivitetin e sistemit imunitar ndaj baktereve që shkaktojnë puçrra.

6. Ushqime që trupi juaj nuk i toleron

Duhet ta njihni mirë metabolizmin dhe trupin tuaj. Një reaksion i mundshëm mund të rrisë sasinë e inflamacionit në trup, gjë e cila përkeqëson aknet.

Çfarë mund të konsumoni?

1.

Ushqimet e pasura me Omega 3.

2.

Probiotikë për një sistem tretës të shëndetshëm

3.

Çaj jeshil që redukton inflamacionin dhe ul nivelet e prodhimit të sebumit.

4.

Vitamina A, D, E dhe zink

5.

Mish, fruta, perime dhe arra.

6.

Dietën mesdhetare: E pasur në fruta, perime, peshk, vaj ulliri dhe yndyrna të shëndetshme.

Burimi: Health Line

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?