10 rregullat e femrave që i bëjnë meshkujt të fiksohen pas tyre

10 rregullat e femrave që i bëjnë meshkujt të fiksohen pas tyre

Ellen Fein dhe Sherrie Schneider janë bërë shumë të njohura me librin e tyre shumë të shitur “The Rules“. Mijëra gra në mbarë botën e kanë vënë në punë tashmë këshillën e tyre dhe kanë dhënë reagime jashtëzakonisht pozitive. Hidhuni një sy këshillave se si ta bëni partnerin tuaj të çmendet pas jush! Mos nxitoni […]

Ellen Fein dhe Sherrie Schneider janë bërë shumë të njohura me librin e tyre shumë të shitur “The Rules“. Mijëra gra në mbarë botën e kanë vënë në punë tashmë këshillën e tyre dhe kanë dhënë reagime jashtëzakonisht pozitive.

Hidhuni një sy këshillave se si ta bëni partnerin tuaj të çmendet pas jush!

Mos nxitoni ta hapni telefonin sa herë që ai ju telefonon. Ju mund të jeni të zëna. Çfarë ka të gabuar këtu?

Nëse ka diçka që ia humbet vlerën, që shuan interesin, që e dëmton fillimin e një marrëdhënieje, që e bën një objekt, send, shërbim, apo komunikim njerëzor, të pavlerë në sytë e të tjerëve, që e këput fijen e dëshirës për ta patur, ajo diçka nuk është tjetër veçse, disponueshmëria e tepërt. Imagjinoni një produkt që ofrohet me shumicë në treg, që nuk mungon kurrë, që njerëzit mund ta blejnë kur të duan dhe ku të duan… vallë do të kushtojë shtrenjtë?

Përgjigjuni shkurtimisht të gjitha mesazheve në fazën kur sapo jeni njohur.

Gjatësia e mesazheve tua e përkthyer në monedhën e marrëdhënieve njerëzore, quhet interesim. Aty ku ka interesim, ka edhe investim, që do të thotë se kur t’i shkruan mesazhe të gjata, me fjalë të tjera je duke shprehur haptazi interesin tënd shumë herët. Dhe çfarë bën pala tjetër kur kupton se ti ke interes? …Ëhë, e mendove saktë: ata i rrisin vlerën vetes duke bërë interesantin/en.

Prisni të paktën disa orë përpara se t’i përgjigjeni mesazhit të tij të parë. Vazhdimi i mëtejshëm i bisedës me mesazhe nuk duhet t’ju marrë më shumë kohë se 20 minuta në ditë.

Të mos jesh e disponueshme me tepri nuk do të thotë se duhet të jesh e padisponueshme gjithnjë. Bëhu e gjallë pas 2-3 orësh!

Mos iu përgjigjni mesazheve të tilla si: “Çfarë do bësh pas pesë minutave?” Më mirë injorojini ato krejtësisht.

Pyetjet e kota sa për të mbajtur bisedën gjallë janë të mira për ata njerëz që nuk kanë asnjë punë tjetër për të bërë. Nëse doni të përcillni imazhin sikur nuk keni asgjë për të bërë, që ditët tuaja rrotullohen në boshtin e kotësisë, e që u jep rëndësi bisedave pa asnjë vlerë, atëherë vazhdo bëje, por kostoja për të paguar ka për të qënë shumë e lartë.

Lëreni atë të hamendësojë se çfarë po bëni, ku jeni dhe me kë. Mos jini një libër i hapur në rrjetet sociale.

Mendja njerëzore është një fabrikë e fuqishme, që punon ditë e natë, pa pushim, për të prodhuar vetëm një gjë, duke përdorur si lëndë të parë, herë informacionin që na vjen nga shqisat, herë dijet e ruajtura në kujtesë, herë që të dyja të kombinuara sëbashku, kjo gjë duhet të prodhohet me çdo kusht nga mendja, sepse nëse jo, atëherë një ushtri me miliarda e miliarda neurone fillojnë të ndërlidhen në ndihmë të miliarda të tjerëve tashmë në punë e sipër, duke përpunuar lëndën e parë që të nxjerrin atë gjënë e vetme, të vetmen pas së cilës rikthehet normaliteti, dhe ajo gjëja e vetme që duhet prodhur me çdo kusht, quhet… kuptim! Mendja njerëzore është një fabrikë e superfuqishme që prodhon kuptim, e nëse nuk ia del dot, ajo sforcohet më shumë, që t’ia dalë. Dhe çfarë është misteri?

Epo, nuk është gjë tjetër veçse mungesa e kuptimit, paqartësi, paplotësi, dhe si krijohet mungesa e kuptimit? Epo, padyshim që nëpërmjet informacionit të paplotë, sepse kur është i paplotë, mendja do ta urdhërojë zotëruesin e neurove që të të ndjekë ty deri kur informacioni të bëhet i plotë, tamam ashtu siç ti vete, më ndoqe mua duke lexuar këtë paragraf të gjatë, i cili, filloi i paqartë, dhe pak nga pak shtonte diçka të re, derisa ti erdhe këtu. Ja, ky është sekreti.

Bisedat dhe llojet e tjera të mesazheve pas mesnatës janë një tabu në 90% të rasteve. Vajzat serioze janë në gjumë pas orës 12 të natës, edhe nëse nuk janë vërtetë.

Qëndroni larg nga profili i tij në rrjetet sociale dhe shkruani në timeline-in e tij sa më rrallë të jetë e mundur.

Shkruani me njëri-tjetrin jo më shumë se 20 minuta në ditë. Bëjeni atë të gjejë kohë për t’ju takuar personalisht.

Emotikonat mund t’i përdorni sa të doni me shoqet tuaja, por dërgimi i shumë prej tyre një mashkulli është një shenjë papjekurie.

Edhe nëse dëshironi të jeni me të 24/7, mos jini një “pre e lehtë”, meshkujve u pëlqen sfida.

Mos harroni se këto rregulla janë vetëm rekomandime. Mos jini shumë të rrepta dhe ndiqni ato me kujdes.

Të ngjashme
Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Çarçafët duhen larë në një temperaturë të caktuar gjatë verës për të larguar djersën dhe për të eliminuar marimangat e pluhurit

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?