Si të qëndroni të motivuar në një ditë me shi? Gjëra të vogla që do t’ju ndryshojnë rutinën

Si të qëndroni të motivuar në një ditë me shi? Gjëra të vogla që do t’ju ndryshojnë rutinën

Një ditë me shi, e zymtë, të bën të ndihesh pa energji dhe pa motivim! E vetmja gjë që duam të bëjmë është të qëndrojmë në shtrat gjithë ditën, por jo gjithmonë diçka e tillë është e mundur dhe jo gjithmonë është gjëja më e mirë që mund të bëjmë. Prandaj, e keni ju në […]

Një ditë me shi, e zymtë, të bën të ndihesh pa energji dhe pa motivim! E vetmja gjë që duam të bëjmë është të qëndrojmë në shtrat gjithë ditën, por jo gjithmonë diçka e tillë është e mundur dhe jo gjithmonë është gjëja më e mirë që mund të bëjmë. Prandaj, e keni ju në dorë për të qëndruar i motivuar në këto ditë me shi, duke bërë disa gjëra, si më poshtë.

Ndriçoni hapësirën. Nëse hapësira juaj e punës ose vendi ku qëndroni në shtëpi është i mbushur me dritë natyrale, kur jashtë është kohë e zymtë, ora juaj e brendshme mendon se jeni afër gjumit gjithë ditën. Prandaj kujdesuni të ndriçoni hapësirën me drita.

Ndryshoni atmosferën me kufje. Shiu është relaksues dhe i mrekullueshëm….në kohën e gjumit. Nëse ju duhet të qëndroni të motivuar dhe energjik në një ditë me shi – duhet të harroni plotësisht se po bie shi! Nxirrni kufjet, zgjidhni një listë muzikore optimiste, energjike dhe mos e mbani mendjen te retë e errëta dhe shiu jashtë.

Ushtrohuni gjithsesi. Nëse hapësira juaj e stërvitjes është jashtë; shiu ndikon në rutinën tuaj të përditshme. Për ditët me shi, bëni një rutinë ushtrimesh në shtëpi ose shkoni në palestër, ose edhe thjesht shkoni për një shëtitje në një qendër tregtare. Edhe shumë pak lëvizje luan një rol të madh në ngritjen e humorit gjatë ditëve me shi.

Dilni jashtë pavarësisht nga shiu. Blini disa çizme shiu, sepse nuk janë kurrë të panevojshme. Vishni një kapuç, një xhup të papërshkueshëm nga uji, merrni një çadër dhe vijoni ditën tuaj si normalisht. Shiu nuk ka pse t?ju prishë rutinën.

Zgjidhni ushqime të ngrohta dhe të shëndetshme. Kur bie shi dhe ftohtë është një ide më e mirë që t’i jepni energji trupit tuaj me ushqime të shëndetshme. Do të jeni edhe më të fokusuar.

Ndizni disa qirinj. Aromaterapia me të vërtetë ndikon në nivelin tuaj motivues. Ndizni disa qirinj që ju kujtojnë diellin e verës ose plazhin. Kur ndryshoni mjedisin tuaj të brendshëm – është shumë më e lehtë të harrosh botën e zymtë jashtë.

Ripërcaktoni listën e detyrave. Ditët me shi mund të krijojnë një kohë të mirë për të përmbushur detyrat që kërkojnë pak më pak fokus ose energji! Për të qëndruar produktiv në një ditë me shi, mund t’ju duhet të rishkruani listën tuaj të detyrave.

Pavarësisht nga dita, moti apo temperatura – është e rëndësishme të vazhdoni të lëvizni, të jeni të motivuar dhe të qëndroni pozitivë! Mos lejoni që një ditë të ndikojë në të gjithë javën tuaj!

Të ngjashme
Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

Milingonat do të qëndrojnë larg shtëpisë suaj nëse spërkatni këtë përbërës të zakonshëm të kuzhinës në dysheme

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

A duhet të përdorni uthull për të hequr qafe pluhurin në gjethet e lulave?

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Po ju thahen pemët dhe lulet në oborrr, këto janë 6 gabimet që po i bëni

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Energjia e ditës sjell mundësi të reja, reflektim dhe vendime të rëndësishme për çdo shenjë – Horoskopi sot

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Banja juaj nuk ka dritare? Këto pesë bimë jo vetëm që mbijetojnë, por lulëzojnë

Cila është koha ideale për të bërë seks?

Cila është koha ideale për të bërë seks?

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

4 arsye pse seksi gjatë menstruacioneve mund të jetë i dobishëm

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Këto janë 10 makthet më të zakonshme të njerëzve - ja çka do të thonë ato

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Rregulli i "dy gishtave" do t'ju ndihmojë të zgjidhni shalqirin më lëngshëm, provoni këtë truk

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Mos vishni çorape të zeza në aeroplan, kjo është arsyeja

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 22 korrik 2026 – Zbuloni surprizat për shenjën tuaj

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Pse vazhdojmë të takohemi me njerëz që nuk duam më t’i shohim?

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision

Marvel Studios publikon trailerin e ‘Avengers: Doomsday’ dhe biletat për Infinity Vision